Vota e Emigrantëve

Home / Vota e Emigrantëve

PBDKSH është një parti me politika kombëtare e interesuar për të përfaqësuar shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PBDKSH ka objektivë parimor dhe demokratik Votën e Emigrantëve.

Padrejtësisht dhe pabesisht më shumë se gjysma e popullsisë që kanë zgjedhur/detyruar të jetojnë jashtë nuk kanë të drejtën të votojnë (te zgjedhin e të zgjidhen).

Kështu politika disa vjeçare e tranzicionit duke shkelur Kushtetutën dhe të Drejtën Ndërkombëtare ka përjashtuar nga përfaqësimi dhe e drejta e votës shqiptarët që jetojnë jashtë!

Shqipëria është i vetmi Shtet në Rajon që vazhdon t’i përjashtojë qytetarët e saj nga e drejta Votës.

Kjo e drejtë që nga fillimi i shekullit të kaluar është një drejtë universale dhe i vetmi mekanizëm që garanton funksionimin dhe legjitimitetin e Demokracisë.

PBDKSH mendon dhe beson se pa Votën e Emigrantëve demokracia nuk është plotë, përfaqësimi nuk është plotësisht legjitim.

PBDKSH zotohet se do të bëj të gjitha beteja politike, juridike, sociale e lobuese derisa Vota e Emigrantëve të Bëhet realitet!

PBDKSH është e hapur për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë e duan të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në jetën politike të vendit.

PBDKSH ka vendosur që disa kandidatë në listat e saj të jenë nga personalitetet dhe shqiptarët e dalluar e të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit e duan të përfshihen në jetën politike në vend.