Gruaja Demokristiane

Home / Gruaja Demokristiane

“Gruaja Demokristiane” është  Forumi i Gruas i PBDKSH

PBDKSH është parti demokristiane dhe në bazën e saj filozofike ka familjen si bërthamën e shoqërisë dhe të formave të zhvillimit e ripërtëritjes sociale.

Pa rolin e Gruas dhe praninë e saj nuk do të kishim familjen si formë bazë të zhvillimit dhe të evoluimit social.

Pa rolin e gruas shoqëria nuk do të kishte të kuptim

Pa praninë e gruas të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nuk do të kishin kuptim

Roli i Gruas në historinë botërore dhe në historinë tonë kombëtare ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.

Pjesëmarrja e gruas në jetën politike të vendit është e domosdoshme për të plotësuar kriteret e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Pa praninë e gruas humanizmi do të ishte i shterpë!

PBDKSH ka një vëmendje të veçantë për rolin  gruas në familje, politikë, shoqëri dhe në vendimmarrje.

PBDKSH është e vendosur në listat e saj për deputetë të respektoi kuotat rozë.

PBDKSH ka vullnetin dhe vendosmërinë që kuotat rozë t’i respektoi edhe brenda forumeve të saj drejtuese