Drejtësi sociale

Home / Drejtësi sociale

DREJTËSI SOCIALE

Për të gjithë ata që nuk arrijnë fundin e muajit. Për të gjithë ata që padrejtësisht janë përjashtuar nga çdo vendimmarrje. Për të gjithë prindërit që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollimin e  fëmijëve. Për të gjithë ata të rinj që janë të papunë. Për të gjithë ata që vuajnë nga pa meritokracia në punë, profesion dhe jetë. Për të gjithë emigrantët që nuk mund të votojnë. Për të gjithë ato familje që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike
Për të gjithë ato familje që nuk kanë uji të pijshëm. Për të gjithë ata që nuk gjejnë drejtësi, sepse nuk kanë mundësi ta “paguajnë”. Për të gjithë ato familje që nuk kanë rrugë. Për të gjithë pensionistët që paguajnë dot ilaçet
Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë kurat shëndetësore dhe rrezikojnë jetën. Për të gjithë shqiptarët që janë përdorur nga politika. Për të rinjtë që duan një arsim cilësor. Për të rinjtë që duan një të ardhme më të mirë
Për jetimët dhe invalidët që padrejtësisht nuk marrin asistencë apo përkrahje ekonomike. Për fëmijët e emigrantëve që duan të mësojnë shqipen. Për ish të persekutuari dhe të përndjekurit politik. Minatorët që meritojnë siguri në punë. Për policët, mjekët dhe mësuesit që meritojnë rroga më të larta dhe më shumë dinjitet