PBDKSH/Kallmet: Së bashku mundemi për një Shqipëri më të zhvilluar

PBDKSH/Kallmet: Së bashku mundemi për një Shqipëri më të zhvilluar

Njoftime
Deputeti dhe Kryetari i PBDKSH bëri sonte një takim në Kallmet. Takimi ishte mjaft dinjitoz dhe me pjesëmarrje të gjerë. Ndocaj në takimin e tij theksoi se: PBDKSH është një alternativë dhe betejat e saj janë beteja për një Shqipëri më të mirë, për një politikë më afër qytetarëve. Të pranishmit u shprehën se do e votojnë PBDKSH, sepse kjo është partia që ata kanë pritur dhe që ka Kryetar z. Ndocaj, djalë punëtor dhe politikan të ndershëm.  
Read More
PBDKSH prezantohet edhe ne Durres

PBDKSH prezantohet edhe ne Durres

Njoftime
PBDKSH beri takim entuziaste me simpatizantet dhe banoret e nje lagjeje te Durresit. PBDKSH. Per listen e PBDKSH te Qarkut te Durresit prezantuam edhe Bora Uka, nje zonje e nderuar, mesuese. Jemi liste e thjeshte, dinjitoze dhe per Shqiperine! Fitore PBDKSH!
Read More
Vetëm pak metra larg qytetit të Lezhës kemi realitete mesjetare

Vetëm pak metra larg qytetit të Lezhës kemi realitete mesjetare

Njoftime
Sot, shkova përsëri në Mërqi që ndodhet vetëm pak metra larg qytetit të Lezhës. Në Mërqi duket sikur ka më shumë se 27 vjet që nuk ekziston asnjë lloj forme administrimi territorit, nuk ekziston asnjë lloj forme qeverisje. Problemi i kësaj zonë është përroi, që me kalimin e kohës i janë dëmtuar plotësisht argjinaturat dhe ai ka filluar të dëmtoj tokat dhe po ashtu ura e  vjetër është dëmtuar dhe banorët me mundësitë e tyre kanë ndërtuar një mur dhe uji i përroit kalon në rrugë duke e dëmtuar dhe rrezikuar vazhdimisht kalimin e mjeteve sidomos gjatë stinës dimrit. Në këtë lagje jeton edhe Leka, një djalë i ri, invalid, por plot me energji për jetën. Leka është djalë inteligjent dhe na priti sot për të na treguar problemin e…
Read More
Deputeti Ndocaj mundëson takimin e banorëve të 11 fshatrave të Mirditës me Prefektin e Lezhës

Deputeti Ndocaj mundëson takimin e banorëve të 11 fshatrave të Mirditës me Prefektin e Lezhës

Njoftime
Deputeti Ndocaj me datë 28 prill mbështeti protestën e banorëve të 11 fshatrave të Mirditës: si Bukëmirë, Shpërdhazë, Simon, Shëngjergj, Kacinar, Arrëz, Shtuf, Kushnen etj që protestuan për segmentin e rrugës Bukëmirë-Rrëshen. Sot, deputeti Nocaj mundësoj takimin e përfaqësuesve të 11 fshatrave me Prefektin e Lezhës. Në takim ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë turke që ka ndërtuar hidrocentralin. Deputeti Ndocaj në prani të Prefektit insistoi të dëgjohet zëri i banorëve dhe institucionet duhet të jenë në mbështetje të tyre. Z. Ndocaj tha se: jam i vendosur t’i mbështes banorët në kauzën e tyre të drejtë deri në zgjidhje përfundimtare që do të thotë ndërtimin e segmentit rrugor me të gjitha standardet e kohës. Prefekti i Lezhës u dha mbështetje banorëve dhe po ashtu falënderoi deputetin Ndocaj për pjesmarrjen ne takim…
Read More
Ndocaj në Skuraj: Do e ndërtoj rrugën që ua premtova me Rilindjen në 2013

Ndocaj në Skuraj: Do e ndërtoj rrugën që ua premtova me Rilindjen në 2013

Njoftime
Deputeti dhe Kryetari i PBDKSH beri një takim me banorët e fshatit Skuraj. Ata e falënderuan z. Ndocaj për praninë e tij dhe për faktin se, po dëgjon hallet e tyre. Banorët u shprehen të zhgënjyer nga politikanët e tjerë që në 27 vite kane ardhur vetëm në kohë votimesh, kanë bërë premtime që nuk i kanë mbajtur. Kjo zonë sipas banorëve ka probleme të shumta si mungesa e energjisë elektrike dhe segmenti i rrugës që është vetëm 1,5 klm është totalisht jashtë çdo standardi, pakalueshëm dhe i braktisur në mëshirë të fatit. Për  27 vite politikanë, parti politike kanë bërë  premtime ish deputetë e kryetare partish që pasi kanë fituar nuk kanë ardhur asnjëherë në zonë për tu interesuar. Ndocaj u zotua se, do të filloi shpejt dhe do…
Read More
Pse Ndocaj meriton një vend të veçantë tek Basha dhe PD

Pse Ndocaj meriton një vend të veçantë tek Basha dhe PD

Njoftime
  Eduart Ndocaj, nuk ka pasur kurrë asnjë lloj privilegji nga PD-ja apo nga Basha. Megjithatë, Ndocaj i ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme Opozitarizmit. Ndocaj ka bërë një Opozitë të fortë, guximshme dhe parimore. Zëri i Ndocaj në këto tre vite Parlamentare ka qenë zëri i fuqishëm në favor të frymës së opozitarizmit dhe në shërbim të qytetarëve. Ndocaj, po të kishte bërë kompromis me PS-në e Ramën duke mohuar natyrën dhe misionin e tij, sot do të ishte një person që do të kishte përfituar pazare, para apo kontrata ashtu siç kanë bërë të tjerë. Megjithatë, Eduarti nuk ka bërë kompromise me Ramën apo PS-në në favor të interesave të tjera duke tradhtuar qytetarët. Ndocaj ishte ai që mbështeti PD-në duke e ndihmuar Fran Frokaj në 2015 për garën…
Read More
Shqipëria s’mund të bëhet Alkatraz!

Shqipëria s’mund të bëhet Alkatraz!

Njoftime
Nga Alban Daci Beteja pro dekriminalizimit është betejë për të ardhmen e vendit. Çdo i ri këtë betejë duhet ta konsiderojë të shenjtë. Ndryshe Shqipëria shpejt do të shterohet nga njerëzit e ndershëm dhe qytetarët dhe do të behet një Alkatraz i madh që do të mirëpres edhe të dënuarit e Botës e këta tanët do të qeverisin si model suksesi. Shqiptarët nuk duhet të ndalen në protesta pro dekriminalizmit. Kjo është beteja historike e çdo shqiptari. Shqipëria është vendi i njerëzve të thjeshte dhe intelektualëve. Shqipëria nuk është Alkatraz e nuk duhet ta lejojmë të ndodh. Mos u dorëzoni! Qytetare, vazhdoni betejat pro dekriminalizimit. Vota është e shenjtë, atë s’mund ta blej, ta tjetërsoi apo ta manipuloi askush. Nuk është problemi bllokimi i një rruge në mënyrë paqësore për…
Read More
PBDKSH i bashkohet protestës së Opozitës

PBDKSH i bashkohet protestës së Opozitës

Njoftime
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar ju bashkua sot Opozitës në protestën e bllokimit të rrugëve nacionale. Alban Daci, N/Kryetari i PBDKSH bashkë me drejtues e simpatizantë të tjerë të PBDSH, zgjodhën rrethrrotullimin e Milotit për t’iu bashkuar Opozitës në protestë. PBDKSH jo vetëm është rreshtuar në anën e Opozitës duke u bërë pjesë e saj, por do të marr pjesë në të gjitha iniciativat e saj politike për kauzat e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Read More