Tjeter humanizem nga Eduart Ndocaj!

Tjeter humanizem nga Eduart Ndocaj!

Njoftime
Nje pronar i nje bari te vogel ne fshatin "Grash" afer Gjadrit kishte pesuar aksident dhe ishte invalid. Bari i tij po kalonte nje momente te veshtire financiare sa nuk kishte as ekspres per te bere kafe, sepse pronari nuk kishte mundesi ta blinte. Pasi kontaktuan dje deputetin Ndocaj, ai sot u dergoje ekspresin. Pronari i lokalit i emocionuar mes loteve e falenderoje deputetin per fjalen e mbajtur dhe per ndihmen. Kjo eshte situata ekonomike qe kalojne bizneset e vogla. A mundet nje deputet te bej mrekullira e te ndryshoje krejt realitetin ne Shqiperi? Sigurisht qe jo, por ai po jep shembulli se politika duhet te jete afer njerezve.
Read More
Kryetari i PBDKSH Ndocaj ne mbeshtetje te banoreve te fshatit Piraj

Kryetari i PBDKSH Ndocaj ne mbeshtetje te banoreve te fshatit Piraj

Njoftime
Fshati Piraj eshte vetem 1.5 klm larg qytetit te Lezhes, por pushtari i fundit aty ka kaluar ne vitet '90. Ndocaj ishte deputeti i pare qe shkon ne Piraj pas 26 vitesh. Ndoshta bashke me 100 banore protestuan per ndertimin e kesaj rruge qe per hire te fatit mban edhe emrin e Ushtar Gentjan Marku i rene ne sherbim kunder terrorizmit ne emisionin e paqes. Bashke me banoret ne proteste u bashkua edhe murgeshat e qendres Francesco Maria Greco si dhe femijet nen nevoje qe marrin perkujdesje nga qendra. Eduarti u takua me te gjithe banoret qe e priten si shprese pas nje harrese prej dy dekadash nga politika. Eduarti vizitoie edhe qendren Francesco Maria Greco qe edhe pse ne kushtet te veshtira e pa mbeshtetje shteterore eshte nje mbeshtetje…
Read More
Lidhja ime me Lezhen dhe Mirditen

Lidhja ime me Lezhen dhe Mirditen

Njoftime
Nga Alban Daci U bë më shumë se tre vjet që me mirditoret kam krijuar marrëdhënie vëllazërore. Tashmë kam më shumë se tre vjet që më shumë frekuentoj Rrëshenin, Malaj, Rubikun, Laçin, Skuraj, Fushëkuqe, Fushëkrujë. Ka dy vjet që jam rezident i Manatisë, jetoj në Lezhë, drekoj në Mrizin e Zanave, darkoj në Patok dhe pi kafe në Tresh. Kam shumë miq në këto treva dhe ndjehem aq mirë me ta sa ndjehem si në shtëpinë time dhe me thënë të drejtën, kur jam në Shqipëri nuk më mungon Tirana dhe jam plotësisht i kënaqur që një pjesë të mirë të kohës ja dedikoj Lezhës dhe miqve e shokëve që fiillojnë nga Malaj e mbarojnë në Shëngjin, Fillojnë nga Fushkruja e mbarojnë në Shkodër. Për mirditorët kisha lexuar, dëgjuar, por…
Read More
Reagim ndaj Ditmirt Bushatit, ketij komunisti te fundit qe urren katoliket!

Reagim ndaj Ditmirt Bushatit, ketij komunisti te fundit qe urren katoliket!

Njoftime
Partia Bashkimi Demokristia Shqiptar (PBDKSH) Sot, Eduart Ndocaj, Kryetari i PBDKSH ka mbajtur fjalimin e radhes ne foltoren e Parlamentit. Gjate, fjalimit ai ka njoftuar koleget se kishte vdekur nipi i Dom Nikolle Kacorrit e per kete ka kerkuar nje minute solemn heshtje. Sic shihet nga fotoja te gjitha kane mbajtur heshtje ne nderim te Nipit te Dom Nikoll Kacorrit duke perjashtuar Ditmir Bushatin qe e ka perjetuar momentin e heshtjes me te qeshura. Duhet te theksojme se Dom Nikoll Kaçorri ishte Demokristiani i Pare Shqiptar, atdhetar dhe kontribues i rendesishem i Shpalljes se Pavaresise dhe zv. Kryeminister i Qeverise se Vlores. Ditmir Bushati edhe pse Minister i Jashtem, deputet dhe koordinator i PS ne Qarkun e Shkodres ku komuniteti Katolik eshte i rendesishem e me kontribute te jashtezakonshme kombetare,…
Read More
Fjala e Ndocajt, kryetarit te PBDKSH e mbajtur sot ne foltoren e Parlamentit

Fjala e Ndocajt, kryetarit te PBDKSH e mbajtur sot ne foltoren e Parlamentit

Njoftime
Të dashur miq, Kolege, I nderuar kryetar, Te nderuar qytetare, Kam pranuar të zgjidhem e të drejtoj PBDSH (Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar) dhe të këtë zgjidhje dua ta ndaj me të gjithë ju. Një parti politike nuk krijohet për të qenë pronë e një personi të vetëm apo i disa personave. Një parti nuk krijohet për të arritur e pasur në dispozicion pushtetin për interesa personale. NJë parti nuk është një mekanizëm për të pasur privilegje në emër të tjerëve. Një parti politike, ose partitë politikë duhet të jene prodhim i sociales dhe në shërbim të sociales. Partitë politikë nuk duhet të kenë qëllim pushtetin për interesa personale, por si mekanizëm përfaqësimi për të përfaqësuar më mirë dhe denjësisht qytetarët. Si qytetar si, deputet dhe po ashtu si njeri i…
Read More
Kryetari Ndocaj takohet me Presidentin Nishani

Kryetari Ndocaj takohet me Presidentin Nishani

Njoftime
Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj ishte i ftuar sot nga Presidenti i Republikës në ceremoninë e dekorimit me urdhrin "Gjergj Kastrioti" të familjes fisnike mirditore Gjomarkaj. Në këtë ceremoni u dekorua nga Presidenti edhe Preng Bib Doda me dekoratën e Flamurit. Ndërsa Preng Mark Prenga dhe Pal Melyshi u dekoruan ne dekoratën e Shqiponjës. Kryetari Ndocaj e falënderoi Presidentin për vlerësimet e merituara të këtyre personave që kanë dhënë gjithçka për vendin.
Read More
Platforma e PBDKSH për zhvillimin territorial

Platforma e PBDKSH për zhvillimin territorial

Njoftime
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që Zoti i ka dhënë malin, fushën, detin, lumenjtë dhe pasuritë nëntokësore. Megjithatë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i varfër, me një ekonomi të paqëndrueshme dhe me një prodhim vendas të papërfillshëm duke bwrw krahasime me mundësitë reale që ka. Ne mendojmë, se politika nuk duhet të merret vetëm me nivelin kombëtar tw pwrfaqwsimit politik, sepse këtë duhet ta bëj Qeverisja. Po ashtu siç kemi thënë, jo të gjitha partitë duhet të jenë me përfaqësim kombëtar e të merren vetëm me çështje kombëtare. Shqipëria, sot ka probleme serioze me përfaqësimin lokalin, me vlerësimin e lokales dhe vendosjen e saj në shërbimin e zhvillimit kombëtar. Shqipëria ka deficite të mëdha përfaqësimi dhe në optikën reale duket sikur përfaqësohet denjësisht politikisht vetëm kërthiza e Shqipërisë,…
Read More
Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Njoftime
Korrupsioni tashmë është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend. Çfarë do të thotë në terminologji korrupsion? Kjo fjalë ka origjinë latine (corrompere) që do të thotë: Njollosje të integritetit moral. Janë zakonisht të korruptuara ato praktika që janë në kundërshtim me moralin. Ndërsa në administratën publike korrupsioni ka kuptimin thyerje të etikës profesionalë të zyrtarëve publik. Vlerat etike ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër, nga një shoqëri në një shoqëri tjetër e për këtë arsye korrupsioni ka vlera të ndryshme për kombe e shoqëri të ndryshme. Korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur, por kjo nuk justifikon ekzistencën e tij dhe mungesën e vullnetit për ta luftuar. Megjithatë, sipas studimeve të bëra, forca vepruese e korrupsionit është më e fortë në ato vende ku sistemi…
Read More
Qëndrimet Parlamentare të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar 

Qëndrimet Parlamentare të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar 

Njoftime
(PBDKSH) www.pbdksh.al PBDKSH është parti parlamentare, sepse kryetari i saj Eduart Ndocaj është deputet i Republikës së Shqipërisë PBDKSH është kundër konflikteve artificiale politike dhe pro frymës së bashkëpunimit për interesat kombëtare PBDKSH nuk mendon se problemet e demokracisë zgjidhen duke qëndruar Opozita në çadër PBDKSH nuk mendon se kriza politike mund të kalohet me teorinë e Pozitës se nuk ka asnjë krizë politike. PBDKSH kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive parlamentare për të krijuan kushtet e standardet e kërkuara nga BE dhe SHBA për Zgjedhje të Lira e Demokratike PBDKSH përfaqëson filozofinë e saj politike parlamentare përmes Kryetarit të saj Eduart Ndocaj PBDKSH do të këtë qëndrimet e saj parlamentare nga kjo e enjte e në vazhdim PBDKSH ka interesat e saj politike në këto zgjedhje përmes kandidatëve te…
Read More
Europa një “Klub i krishterë “! Ky është problemi?

Europa një “Klub i krishterë “! Ky është problemi?

Njoftime
Nga - Alban Daci 60 vjetori i Traktateve të Romes u festua me madhështinë e saj. Roma është qendra e botës antike e simboli i botës moderne. Aty, është qyteti i Vatikanit. Aty është Papa. Disa njerëz që bëjnë këshilltarët e politikanëve shqiptarë me rastin e 60 vjetorit të "Traktateve të Romës", kanë publikuar një foto ku janë të gjithë liderët e Europës e në qendër është Papa Francesco. Ideja e këshilltarit në fjale ishte, se Europa është një "Klub i Krishterë" dhe kjo qenka arsyeja që nuk qenkemi ne pjesë e Europës. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kultura dhe civilizimi i Kontinentit Europian është ai i Krishterë. Themeluesit e Europës së Bashkuar ishin Demokristian. Ata mund të kishin të drejtën dhe mundësitë ta quanin Europën si të donin.…
Read More