Platforma e PBDKSH për zhvillimin territorial

Platforma e PBDKSH për zhvillimin territorial

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që Zoti i ka dhënë malin, fushën, detin, lumenjtë dhe pasuritë nëntokësore. Megjithatë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i varfër, me një ekonomi të paqëndrueshme dhe me një prodhim vendas të papërfillshëm duke bwrw krahasime me mundësitë reale që ka. Ne mendojmë, se politika nuk duhet të merret vetëm me nivelin kombëtar tw pwrfaqwsimit politik, sepse këtë duhet ta bëj Qeverisja. Po ashtu siç kemi thënë, jo të gjitha partitë duhet të jenë me përfaqësim kombëtar e të merren vetëm me çështje kombëtare. Shqipëria, sot ka probleme serioze me përfaqësimin lokalin, me vlerësimin e lokales dhe vendosjen e saj në shërbimin e zhvillimit kombëtar. Shqipëria ka deficite të mëdha përfaqësimi dhe në optikën reale duket sikur përfaqësohet denjësisht politikisht vetëm kërthiza e Shqipërisë,…
Read More
Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Korrupsioni tashmë është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend. Çfarë do të thotë në terminologji korrupsion? Kjo fjalë ka origjinë latine (corrompere) që do të thotë: Njollosje të integritetit moral. Janë zakonisht të korruptuara ato praktika që janë në kundërshtim me moralin. Ndërsa në administratën publike korrupsioni ka kuptimin thyerje të etikës profesionalë të zyrtarëve publik. Vlerat etike ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër, nga një shoqëri në një shoqëri tjetër e për këtë arsye korrupsioni ka vlera të ndryshme për kombe e shoqëri të ndryshme. Korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur, por kjo nuk justifikon ekzistencën e tij dhe mungesën e vullnetit për ta luftuar. Megjithatë, sipas studimeve të bëra, forca vepruese e korrupsionit është më e fortë në ato vende ku sistemi…
Read More
Qëndrimet Parlamentare të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar 

Qëndrimet Parlamentare të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar 

(PBDKSH) www.pbdksh.al PBDKSH është parti parlamentare, sepse kryetari i saj Eduart Ndocaj është deputet i Republikës së Shqipërisë PBDKSH është kundër konflikteve artificiale politike dhe pro frymës së bashkëpunimit për interesat kombëtare PBDKSH nuk mendon se problemet e demokracisë zgjidhen duke qëndruar Opozita në çadër PBDKSH nuk mendon se kriza politike mund të kalohet me teorinë e Pozitës se nuk ka asnjë krizë politike. PBDKSH kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive parlamentare për të krijuan kushtet e standardet e kërkuara nga BE dhe SHBA për Zgjedhje të Lira e Demokratike PBDKSH përfaqëson filozofinë e saj politike parlamentare përmes Kryetarit të saj Eduart Ndocaj PBDKSH do të këtë qëndrimet e saj parlamentare nga kjo e enjte e në vazhdim PBDKSH ka interesat e saj politike në këto zgjedhje përmes kandidatëve te…
Read More
Europa një “Klub i krishterë “! Ky është problemi?

Europa një “Klub i krishterë “! Ky është problemi?

Nga - Alban Daci 60 vjetori i Traktateve të Romes u festua me madhështinë e saj. Roma është qendra e botës antike e simboli i botës moderne. Aty, është qyteti i Vatikanit. Aty është Papa. Disa njerëz që bëjnë këshilltarët e politikanëve shqiptarë me rastin e 60 vjetorit të "Traktateve të Romës", kanë publikuar një foto ku janë të gjithë liderët e Europës e në qendër është Papa Francesco. Ideja e këshilltarit në fjale ishte, se Europa është një "Klub i Krishterë" dhe kjo qenka arsyeja që nuk qenkemi ne pjesë e Europës. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kultura dhe civilizimi i Kontinentit Europian është ai i Krishterë. Themeluesit e Europës së Bashkuar ishin Demokristian. Ata mund të kishin të drejtën dhe mundësitë ta quanin Europën si të donin.…
Read More
Kjo nuk është vetëm beteja ime

Kjo nuk është vetëm beteja ime

Nga Eduart Ndocaj Të dashur miq e shqiptarë, Kam pranuar të zgjidhem e të drejtoj PBDSH (Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar) dhe të këtë zgjidhje dua ta ndaj me të gjithë ju. Një parti politike nuk krijohet për të qenë pronë e një personi të vetëm apo i disa personave. Një parti nuk krijohet për të arritur e pasur në dispozicion pushtetin për interesa personale. NJë parti nuk është një mekanizëm për të pasur privilegje në emër të tjerëve. Një parti politike, ose partitë politikë duhet të jene prodhim i sociales dhe në shërbim të sociales. Partitë politikë nuk duhet të kenë qëllim pushtetin për interesa personale, por si mekanizëm përfaqësimi për të përfaqësuar më mirë dhe denjësisht qytetarët. Si qytetar si, deputet dhe po ashtu si njeri i lirë që…
Read More
Deputeti Ndocaj perkrah protesten e banoreve per mos ndertimin e rruges.

Deputeti Ndocaj perkrah protesten e banoreve per mos ndertimin e rruges.

Sot, banoret e fshatit Manati kane protestuar per gjendjen e mjerueshme te rruges qe lidh kete zone me superstraden Shkoder-Tirane. Sipas banoreve situata e rruges eshte e papranueshme dhe thuajse e pakualeshme ne te gjitha stinet. Ata denoncuan politiken, e cila sa here ka pasur zgjedhje ua ka premtuar rregullimin e ndertimin e rruges, por keto premtime kane mbetur ne leter. Deputeti Ndocaj ishte ne perkrahje te banoreve duke thene se problemin e rruges e ka ngritur me kohe tek Kryeministri dhe tek Ministri Ahmetaj, por sic shihet rezultati, ata nuk jane lodhur as t'i lexojne kerkesat e mia dhe jo me te impenjohen per t'u dhene nje zgjidhje. Sipas Ndocaj kjo rruge eshte nje arterie kryesore komunikimi, sepse lidhe disa fshatra me superstraden. Banoret u zotuan se do u…
Read More
PBDKSH- Në pak se 24 orë janë bërë 892 anëtarësime

PBDKSH- Në pak se 24 orë janë bërë 892 anëtarësime

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) tashmë ka edhe faqen zyrtare ëëë.pbdksh.al, e cila është lëshuar online dhe bashkë me të është edhe mundësia e anëtarësimit online. Faqja është lëshuar online bashkë me modulin e anëtarësimit në më pak se 24 ore dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm duke u anëtarësuar 892 qytetarë. Qytetarët që janë anëtarësuar janë kryesisht nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nga Lezha, Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana, por shumë ka edhe nga Saranda. Duhet të theksojmë se PBDKSH është e themeluar në vitin 1995 dhe sipas Statutit aktualisht është zgjedhur kryetar deputeti Eduart Ndocaj. Slogani i PBDKSH është “Drejtësi Sociale” dhe ajo tashmë është regjistrua në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Selia Qendrore e PBDKSH është në Lezhë. PBDKSH po organizon…
Read More
DREJTËSI SOCIALE

DREJTËSI SOCIALE

Për të gjithë ata që nuk arrijnë fundin e muajit Për të gjithë ata që padrejtësisht janë përjashtuar nga çdo vendimmarrje Për të gjithë prindërit që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollimin e fëmijëve Për të gjithë ata të rinj që janë të papunë Për të gjithë ata që vuajnë nga pa meritokracia në punë, profesion dhe jetë Për të gjithë emigrantët që nuk mund të votojnë Për të gjithë ato familje që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike Për të gjithë ato familje që nuk kanë uji të pijshëm Për të gjithë ata që nuk gjejnë drejtësi, sepse nuk kanë mundësi ta “paguajnë” Për të gjithë ato familje që nuk kanë rrugë Për të gjithë pensionistët që paguajnë dot ilaçet Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi…
Read More
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH)

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH)

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar është themeluar në vitin 1995! Kryetar i Partisë është Eduart Ndocaj Selia Qendrore e Partisë është në Rr.Shtraus në Lezhë Eduart Ndocaj heq dorë nga posti i zv. Kryetarit të PDK. Eduart Ndocaj do të merret vetëm me drejtimin dhe organizimin e PBDKSH. PBDKSH do të marr pjesë në zgjedhje PBDKSH është e hapur për marrëveshje politike dhe për koalicione që respektojnë filozofinë e vërtetë demokristiane të partisë Slogani i PBDKSH për zgjedhjet është ≠DREJËSISOCIALE PBDKSH nuk bazohet në kultin e unit dhe është e hapur për të gjithë Nga fundi i muajit do te behet edhe ceremonia zyrtare e prezantimit ne mjediset e Selise Qendore.
Read More
Qëndrimi i PBDKSH në lidhje me koalicionet

Qëndrimi i PBDKSH në lidhje me koalicionet

Në rrugëtimin tonë politik thuajse tre vjeçar kemi vënë re se ka mungesë përfaqësimi, pushtetit nuk ndjehet mbi gjithë territorin e po ashtu edhe deficit demokratik. Ndoshta në Shqipëri është krijuar ideja se ka shumë parti politike. Mendoj se nuk është problem numri i tyre, por problem real është se ata nuk përfaqësojnë qytetarët. Pra kemi shumë parti e pak përfaqësim qytetarë. Kjo ndoshta ndodh për faktin se politika ekzistuese është e larguar nga qytetari dhe është kthyer burokratike e oligarkike. Shumica e partive politike nuk janë në kërkim të përfaqësimit qytetar dhe nuk e shikojnë pushteti si mjet për të realizuar misionin e përfaqësimit qytetar, por politikën e shikojnë, bëjnë dhe e aplikojnë vetëm në dinamikën e marrjes së pushtetit. Pushteti në vendet demokratik përkthehet zakonisht marrje përgjegjësie e…
Read More