Ndocaj/KE: tre pyetje pa pergjigje

Home / Njoftime / Ndocaj/KE: tre pyetje pa pergjigje

Z. Ndocaj, Kryetari i PBDKSH (Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar), në tryezën e rrumbullakët e organizuar nga OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, KQZ dhe subjektet politike, në fjalën e tij bëri një ndërhyrje të ashpër por reale duke ju drejtuar përfaqësuesve të Këshillit të Europës edhe OSBE/ODIHR me tre pyetje:

1. Pse BE dhe institucionet e tjera kanë heshtur në këto katër vite në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës?
Raportet tuaja për zgjedhjet nuk janë siç duhet, sepse këtu nuk po flasim për incidente sporadike që mund të ndodhin në çdo vend demokratik, por po flasim për marrjen e pushtetit me paratë e drogës, dhunës dhe persona të inkriminuar.

2. Pse nuk lexoj në raportet tuaja për zgjedhje fjalë si: blerje vote me para të pista, dhunë, presione, korrupsion e manipulim zgjedhjesh?

3. Pse BE dhe institucione e tjera nuk reagojnë për dy standardet që përdor Kryeministri në lidhje me drejtësinë? Në këtë vend janë burgosur e vuajnë dënimin njerëz të varfër e familjarë që nuk kanë paguar energjinë elektrike.

Për asnjërën nga tre pyetjet, z. Ndocaj nuk mori asnjë përgjigje dhe përfaqësuesit e Këshillit të Europës dhe OSBE/ODIHR, preferuan të mos komentonin dhe të zgjidhin heshtjen.

Në ndërhyrjen e tij, përsëri z. Ndocaj rikthesojë të drejtën e Votës të Emigrantëve dhe për të këtë të fundit mori garanci nga institucionet europiane për angazhimin maksimal për implementimin e Votës së Emigrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *