Ndocaj/OSBE: garantoni standarde dhe loboni per Voten e Emigranteve

Home / Njoftime / Ndocaj/OSBE: garantoni standarde dhe loboni per Voten e Emigranteve

Sot, Eduart Ndocaj në cilësinë e Kryetarit të PBDKSH (Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar) mori pjesë në takim e zhvilluar nga delegacioni OSBE/ODIHR i përbërë nga Ambasadori Peter Tejler, znj. Ana Rusu, Këshilltare e larte për zgjedhjet e OSBE/ODIHR dhe z. Alexey Gromov, Këshilltar për zgjedhjet.
Në këtë takim ishin edhe disa përfaqësues të subjekteve të tjera politike në vend. Në fjalën e tij z. Ndocaj theksojë ndër të tjera: “…janë vjedhur votat, ka pasur raste të komisionerëve zgjedhor të korruptuar, kërcënime fizike ndaj qytetarëve dhe shantazh apo premtime për vende pune. Ndocaj propozojë si zgjidhje të vetme për zgjedhjet e ardhshme votimin elektronik si dhe aplikimi e të drejtës së Votës së Emigrantëve, sepse po shkelet Kushtetuta. Sipas Ndocaj kjo qeveri nuk është legjitime, sepse s’ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve,. Ato që kanë ndodhur në këto zgjedhje kalojnë çdo limit padrejtësie ndaj qytetarëve. Po ashtu Ndocaj ju kërkoj përfaqësuesve të OSBE të insistojnë dhe të kërkojnë aplikimin e Votës së Emigrantëve.
Reagimi i OSBE që përbën edhe lajm i bërë nga ambasadori Peter Tejler ishte se: “…OSBE nuk i njeh zgjedhjet dhe ju drejtua Ndocaj duke i thënë se: pse mendoni se OSBE i ka njohur zgjedhjet? Ne nuk i kemi njohur ato- tha Peter. Sa i përket Votës së Emigrantëve, kemi bërë takim me Ministrin e Diasporës dhe do të jetë një çështje e nxehtë në vijim- tha Peter në fjalën e tij.
Ndocaj përfaqësuesve të delegacionit të OSBE/ODIHR ju dorëzojë një kopje të raportit të zgjedhjeve të hartuar e publikuar nga PBDKSH. Përfaqësuesit e delegacionit e falënderuan Ndocaj për këtë dhe për provat e reja të ofruara në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *