Letër e hapur për delegacionin e OSBE-së në Shqipëri

Home / Njoftime / Letër e hapur për delegacionin e OSBE-së në Shqipëri

Reforma Zgjedhore, proceset demokratike dhe gjithëpërfshirja

Shqipëria ka kaluar në këto 27 vite tranzicion, periudha të rëndësishme në aspektin e demokratizimit të vendit, reformave institucionale dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik.

Në këto 27 vite Shqipëria është karakterizuar nga një cikël me ulje e me ngritje, herë me progres e herë me regres dhe këtë e them në kuptimin e përgjithshëm të panoramës ekonomike, sociale, institucionale, politike dhe demokratike.

Shqipëria ka pasur sfida të rëndësishme që e vetme nuk do të t’i përmbushte me sukses dhe po ashtu nuk do të arrinte të bënte hapa të rëndësishëm. Një rol të rëndësishëm në proceset e demokratike, institucionale, politike dhe zgjedhore kanë luajtur autoritetet e huaja, ose entet partnere dhe këtu e kam edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur OSBE.

Këtë letër të hapur drejtuar OSBE-së, po e shkruaj si n/Kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) dhe po ashtu si intelektual i ri, i shkolluar jashtë, i angazhuar në jetën politike e sociale të vendit për të përkrahur e promovuar progresin e demokratizimit të vendit, pa të cilët nuk mund të ketë Shtet të së Drejtës, zhvillim, progres, stabilitet politik dhe integrim të plotë në BE dhe në forma të tjera të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.

Së pari, OBSE duhet të ketë një rol parësor në gjithë procesin e reformës zgjedhore që do të nis së shpejti. OBSE duhet të jetë autoriteti garantues dhe monitorues për gjithë procesin e reformës zgjedhore.

Së dyti, OSBE, duhet të respektojë identitetin e saj për çfarë është krijuar dhe po ashtu, duhet të qëndrojë mbi palët, por bashkë me palët për të bërë një reformë të shëndoshë e mbi të gjitha origjinale që i përshtatet traditës sociale dhe institucionale të vendit tonë. Çdo reformë e bërë nuk duhet të jetë vetëm implementim apo kopjimi i një modeli ekzistues në një vend tjetër, por duhet të jetë na harmo me Kushtetutën e vendit, me frymën e Politikës Parlamentare dhe mbi të gjitha duhet të garantojë një përfaqësim dinjitoz dhe të gjerë të komuniteteve të ndryshme sociale që janë në vend e po ashtu edhe të respektojë përfaqësimin e gjithë territorit në mënyrë të barabartë dhe dinjitoz.

Së treti, OSBE-ja duhet të bëj takime e tryeza gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha subjektet politike të ligjshme që janë aktive, shoqërinë civile dhe çdo faktorë tjetër të formës sociale që mund të japin eksperienca dhe kontribute të rëndësishme në drejtim të një reformë zgjedhore të shëndoshë.

Së katërti, OSBE-ja, duhet të veprojë si autoritet mbi palët, nuk duhet të bëhet palë me asnjë nga subjektet e mëdha politike, nuk duhet të privilegjojë askënd dhe duhet t’i trajtojë të gjithë si të barabartë ne formatin faktorizimit për të qenë të përfshirë në gjithë procesin e konsultimeve për arritjen e një reformë zgjedhor efikase, me përfaqësim të gjerë për të afruar një kod zgjedhor moderne që në themel ka demokracinë, ruajtjen e vullnetit të lirë të popullit dhe përfaqësim sa më të gjerë të gjithë faktorëve social në vend.

Së pesti, OSBE-ja, duhet të respektoj frymën për të cilën është themeluar BE-ja, ku në bazë të saj qëndron diversiteti si pasuri e madhe e po ashtu gjithëpërfshirja si një garanci për qëndrueshmëri e stabilitet. Nëse OSBE-ja mendon dhe kërkon të bëj tryeza vetëm me partitë kryesore në vend, kjo reformë nuk do të ketë sukses dhe do të ketë të njëjtat problematika që kanë pasur në këto vite të gjata tranzicioni.

Së gjashti, OSBE përmes përfaqësuesve të saj dhe përfaqësimit të saj, nuk duhet vetëm të hartoj e të publikojë një raport pas zgjedhor, por duhet të jetë e ashpër dhe tu kërkoj llogari institucioneve shqiptare, subjekteve politike që problematikat e hasura në raport, si blera e votës, presionet, përdorimi i institucioneve për qëllime elektoral, rastet e përfshirës së personave me precedent penale në proces zgjedhor duhet të marrin fund njëherë e mirë dhe këto problematika nuk duhet të jenë më të pranishme në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më vonë edhe në ato Parlamentare.

Së shtati, OSBE nuk duhet të krijojë konsultime, tryeza e takime mbi bazën e gjykimeve apo paragjykimeve, duke vënë si kriter rezultatet zgjedhor dhe madhësinë e një subjekti. Të gjitha partitë politike që janë të ligjshme, që janë aktive janë të barabarta dhe historia e zgjedhjeve botërore ka treguar, se një parti e madhe mund të bëhen e vogël pas një palë zgjedhjesh dhe një e vogël i ka të gjitha mundësi të bëhet e madhe dhe të qeveris vendin. Rast për tu marrë në konsideratë janë zgjedhjet aktuale në Austri, ku një djalë i ri, mori një parti të vjetër e thuajse të harruar dhe brenda pak kohësh arrit të fitonte zgjedhjet dhe të merrte të drejtën legjitime për të qeverisur vendin. Nuk është roli i OSBE-së për të vendosur seleksionime dhe përzgjedhje mes subjekteve politike në vend, roli historik i OSBE-së është gjithëpërfshirja dhe krijimi i mundësive të barabarta dhe demokratike për çdo subjekt politik legjitim dhe aktiv në Shqipëri.

Ne, që përfaqësojmë subjektet politike në vend, duke pasur parasysh se përfaqësojnë dhe sovranitetin tonë, kemi të drejtën legjitime të bëjmë kritika ndaj OSBE-së apo ndaj çdo autoriteti ndërkombëtar që asiston në Shqipëri, ashtu siç edhe duhet t’i falënderojmë e tu jemi mirënjohës, kur puna e tyre/angazhimi i tyre sjellë progres në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
Alban Daci
PBDKSH
N/Kryetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *