Rerum Novarum- Kisha Katolike Shqiptare dhe angazhimi social

Home / Njoftime / Rerum Novarum- Kisha Katolike Shqiptare dhe angazhimi social

Nga Alban Daci

Ka pasur gjithmonë një debat të madh historik në lidhje me angazhimin social e politik të Kishës. Ky debat e ka shoqëruar për një kohë të gjatë çështjea e përfshirjes së Kishës në çështjet sociale.

Shkencat politike kuptohen në dy përjashtime të mëdha, njëri në kuptimin e ngushtë dhe tjetri në kuptimin e gjerë. Me kuptimin e gjerë, edhe pse është më pak frekuentues, konsiderohet ose merret ne konsideratë çdo studim i çdo fenomeni, të strukturave dhe sjelljeve politike. Në kuptimin e ngushtë merret parasysh çdo studim i specializuar dhe institucional të bërë nga studiues që kanë marrëdhënie mes tyre dhe përdorin një gjuhë të vetëdijshme, kritike dhe të specializuar, (Sola 1990).

Të dy përjashtimet së bashku shoqërojnë dhe përcaktojnë historinë e disiplinës, dhe në bazë të njërës dhe tjetrës, zakonisht në mënyrë të ndryshme hapat e parë të shkencave politike. Të paktën kjo mund të konsiderohet për lindjen e “Shkencave Politike” në Europë dhe objekt i saj i veçantë i studimeve është ndërlidhja e përbashkët mes pushtetit, institucioneve dhe ideologjive

Pra duke qenë se Shkencat Politike konsiderohen si qendra e gravitetit e shkencave sociale, atëherë angazhimi i Kishës Katolike nuk mund të ishte vetëm social duke përjashtuar atë politik. Këtë të dyja edhe pse shkenca autonome, janë të ndërlidhura, sepse objektiv kryesor kanë njeriun dhe elementët apo proceset që atë e rrethojnë.

Dilema e angazhimit të Kishës Katolike në çështje sociale dhe në çështje politike (pjesëmarrje të katolikëve si qytetarë apo të përfaqësuesve klerikal të Kishës në politikë), mori përgjigjen e duhur dhe mjaft reale në publikimin e parë të enciklikës”Rerum Novarum” të Leone XIII me 15 maj 1881, me atë të cilës Kisha për herë të parë mban pozicion mbi çështjet sociale duke themeluar kështu doktrinën e saj moderne sociale.

“Rerum Novarum”, (shqip. e gjërave të reja), zakonisht mund të interpretohet edhe si “ndryshimeve politike”. Megjithatë, përkthimi i saktë i saj edhe për shkak të përmbajtjes është “gjerave të reja”. Kjo enciklikë solli mjaft gjëra të reja në drejtim të çështjeve sociale, disa prej të cilave vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot në shoqërinë shqiptare, e sidomos në zonat e thella të vendit, të përbërë nga komuniteti katolik, si në zonën e Mirditës, Pukës dhe Malësisë së Shkodrës.

Papa Leone XIII me anë të publikimit të enciklikës “Rerum Novarum”, hodhi ide të reja në lidhje me mbrojtjen e më të dobëtëve, të gruas, të fëmijëve dhe po ashtu të punëtorëve si dhe i dha një dimension të ri çështjes së pronës private. Të gjitha këto çështje mjaft aktuale edhe sot në shoqërinë shqiptare.

Për sa i përket mbrojtjes më të dobëtëve në enciklikë theksohej se: “Mbrojtja e më të dobëtëve. Nëse puna është e tepërt (e ka fjalën për sforcimin fizik të punëtorit) dhe që nuk i përshtatet seksit dhe moshës (flitet gjithmonë për punën fizike), dhe nëse i shkakton dëmtime shëndetësore punëtorit, në këtë rast brenda kufijve të përcaktuar me ligj duhet të ndërhyjë forca e autoritetit të ligjit (Rerum Novarum 29). Nëse e shikojmë me kujdes, kjo i jep fund njëherë e mirë skllavërisë, punësimit të fëmijëve dhe keqtrajtimit të femrës). Këto situata për fat të keq akoma edhe sot janë të pranishme në shoqërinë shqiptare. Kemi punësimin e fëmijëve, skllavërimin e gruas në shumë fshatra e mbi të gjithë, kemi hapur skllavërimin masiv të shqiptarëve në shumicën e marrëdhënieve me punën e më konkretisht në minierat e Bulqizës edhe ato të Mirditës. Kishim rastin e thuajse skllavërimin e shqiptarëve në Qafmollë të Mirditës, dhe Kisha Katolike, apo përfaqësuesit e saj nuk bënë asnjë reagim për këtë situatë. Kisha Katolike në Shqipëri duhet të bëj Kishën Katolike dhe të zbatojë enciklikat e doktrinave sociale të nisura me “Rerum Novarum” të Papës Leone XIII e me radhë.

Një punë që nuk është në proporcion me lartësinë, madhësinë dhe masën muskolare është e arsyeshme që të mos bëhet nga një grua apo nga një fëmijë…disa lloj punësh nuk duhet të bëhen nga femrat dhe fëmijët. Gjithmonë flitet për punë të natyrës fizike. Akoma sot, për shkak të varfërisë dhe mungesës së zhvillimit, në mjaft fshatra të thellë, gruaja bën punë të rënda në kushtet e një skllavërie të vërtetë. Edhe në këtë drejtim Kisha Katolike duhet të bëj ndërhyrjen e sa, sepse e ka detyrim sipas doktrinave sociale të shkruara e publikuara përmes enciklikave të Papatëve.

Çfarë janë doktrinat sociale? Janë një kompleks principesh, mësimesh, direktivash. Doktrinat sociale të Kishës Katolike janë bërë përmes enciklikave dhe e para në llojin e saj ka qenë ajo e Leone XIII me titull “Rerum Novarum”. Kjo është quajtur ndryshe edhe si enciklika e dinjitetit njerëzor.
Pastaj është enciklika e Pio Xi që flet për tregun dhe hegjemoninë ekonomike, etj. Enciklikat e rëndësishme janë me emërtimet në latinisht “Mater et Magistro” dhe “Centesimus Annus”.
Po në shkrim do të merrem me “Rerum Novarum”, sipas të cilës priftërinjtë dhe përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë të drejtë dhe ju jepet e drejta të merren me argumente sociale, me çështje politike dhe të angazhohesh politikisht. Pra, kjo enciklikë hapi rrugën e hyrjes së katolikëve në politikë dhe themelimit të partisë së parë katolike “Partia Popullore Italiane”, themeluar nga Don Luigi Sturzo në vitin 1919.

Për të kuptuar rolin e Kishës Katolike në shoqërinë civile dhe pjesëmarrjen e saj në politikë, ose më saktë të drejtën e disa prej tyre që duan të angazhohen në politikë, po i referohen pjesës së konkluzioneve të enciklikës “Rerum Novarum”: “…Çdo kush duhet të bëj pjesën e tij dhe jo të vonoj, sepse çdo vonim do e bënte më të vështirë shërimin e një të keqeje që tashmë rëndon mbi njerëzit…Kisha nuk do të lerë mënjanë kurrë veprën e saj, e cila do të kthehet më efikase kur të jetë më e lirë, e me këtë duhet të pajtohen në mënyrë të veçantë ata që parashikojnë të mirën e popujve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *