Nard Ndoka, ky parazit i shoqërisë

Home / Njoftime / Nard Ndoka, ky parazit i shoqërisë

Nga Eduart Ndocaj, kryetar i PBDKSH

Më zhgënjeu filozofi Nard Ndoka. Nuk kam dashur të merrem kaq ashpër dhe hapur me të, sepse në veriorët e kemi zakon, kur një shqiptar (qoftë edhe në hasmëri me ne), nëse sulmohet nga një i huaj, ai mbrohet nga dhe hynë në besë tonë derisa të fitoj me të huajin.

Po Nardi, s’është as hasëm me e mua, por s’ka as tipare veriori, sepse bën pjesë tek ata që Veriun e kanë fobi, dhe njëherë që zbulojnë bllokun me luksin e “kurvave”, alkoolit dhe bixhozit e kanë të vështirë, të largohet prej aty, qoftë edhe për një ditë të vetme. Fatkeqësisht këta, verior e antiverior në të njëjtën kohë, shkojnë në Veri vetëm për vota dhe pastaj heshtin në Tiranë duke i shërbyer klasës politike vetëm për pasurim personal dhe për interesa meskine personale.

Nuk e kisha ndërmend të merrem me Nardin edhe pse ky e ka merituar të merrem me kohë me të. Nuk kam dashur të merrem me të, sepse kisha frikë se edhe unë do të bëhesha pjesë e rrymës së tij të famshme filozofike dhe padyshim populli mund të më thurte thënie ashtu siç ja thurin Nardit. Nardi është një thesar i filozofisë popullore dhe do të kujtohet gjatë në memorien e çdo shqiptari si personi që mendon se: Kapelja është edhe çadër. Këtë nuk po ja shpik, se ma ka thënë personalisht shumë.

Nuk kam dashur të merrem me Nardin, por duke e neglizhuar këtë lloj fenomeni parazitar në politik, ka 20 vjet që është deputet dhe që qëndron poshtë sofrave të pushtetit, herë majtas e herë djathtas, duke demtuar rëndë imazhin e komunitetit demokristian.

Mbrëmë në emision Nardi, që pranon të përdorët dhe të jetë në rolin e idiotit, kishte pranuar të ishte pjesë i një procesi gjyqësore politik kundrejt meje dhe me mungesën time. Ai nuk e kupton që ftesa e tij e brendshme ka qenë për tu tallur në herë të parë me të, por kjo e fundit siç duket atij nuk i bën më përshtypje, sepse me filozofinë e tij, ka menduar talljen ta përdor për sukses. Për një verior të vërtetë, ofendimi më i rëndë për dikë është kur e ve në lojë atë me cilësitë e budallait. Ka shumë histori për budallenjtë e sidomos, Mirdita ka plot histori të tilla dhe po të ishin akoma gjallë burrat e dikurshëm kush e di çfarë historish do të kishin bëmë me personazhin Nardi.
Ndër të tjera Nardi, mbrëmë theksoi se unë kisha qenë për pak kohë tek PDK. Për të ata që e dinë, apo për ata që nuk e dinë, unë kam qenë zv/Kryetar i një partie që për fat të keq nuk ekziston më, sepse kjo është pronë private e personale e Nard Ndokës, që është përdorur dhe po përdoret vetëm për karrierën e tij dhe xhepin e tij.

Historitë e Nardit me keqpërdorimin e PDK-së janë të hershme. Ish Kryetari i Grupit Parlamentar i PDK, Pashko Ujka doli në një konferencë për shtyp më datë 23,04,2008, ku akuzoi ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Nard Ndoka, se nuk ka arsimin përkatës për të mbajtur funksionet që ka. Ujka theksonte:”Forcat kristiane nuk kanë përfaqësim dhe po kërkojnë të gjejnë formën e përfaqësimit. Po lëvizet këto ditë dhe do të ketë lëvizje të tjera, në mënyrë që e gjithë lëvizja kristiane shqiptare të pozicionohet dhe të përfaqësohet, meqë Nard Ndokën nuk e quajmë më përfaqësues të tyre, por një përfaqësues mediokër. Llogariteni në duart e kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare. Arsyeja është se njerëzit dyshojnë se zoti Ndoka mund të ketë mbaruar shkollën e lartë, por nuk ka mbaruar të mesmen”-tha Uka.

Ishte koha kur me datë 12,02,2008 Partia Demokristiane është përfshirë në një konflikt të brendshëm, ku mazhoranca e kësaj partie ka kërkuar nga partia kreun e saj Nard Ndoka. Pas akuzave të ndryshme në drejtim të mënyrës së si kreu demokristian po menaxhon partinë, si dhe të korrupsionit që ka pllakosur këtë parti, kujtojmë arrestimin e zyrtarëve që vinin nga kjo parti dhe tashmë forumet e kësaj partie janë gritur kundër kryetarit të kësaj partie, z. Nard Ndoka. I Ndodhur përballë këtyre akuzave, Nard Ndoka, ka mbledhur grupin parlamentar ku ka hasur një qëndrim të ashpër të kreut të grupit Pashko Ujka. Z. Ujka i ka kërkuar kreut të PDK Ndoka që të mos bëj emërtime klienteliste të cilat janë në dëm të interesave të PDK. Duke ju përgjigjur, Ndoka ka replikuar duke thënë se atributin e emërimeve ja jep atributi i kreut të partisë. “Unë, nuk ju pyes juve”, i ka thënë Ndoka, pasi jam unë ai që vendos.

Ishte koha kur debateve për kolltukun e Partisë Demokristiane, sfidanti i Ndokës, kreu i PDK nr.2, Gurakuqi, ka avancuar sulmet të ashpra ndaj kryetarit të partisë në koalicionin Berishës, Nard Ndoka, me hapjen e dosjes së tij të sigurimit, përpara se kjo gjë të miratohet me ligj parlamenti, Gurakuqi në emër të partisë që përfaqëson i drejtohet Berishës, me një deklaratë publike (20 korrik 2008), nëpërmjet të cilës bën publik pseudonimin e Nard Ndokës, si ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Gurakuqi edhe pse përmend pseudonimin “Kronometri” për Nard Ndokën, krijon mendimin se nuk është plotësisht i bindur për këtë fakt.

Këto janë vetëm disa ngjarje, fakte të ndodhura e të publikuara në lidhje me dëmin që Nard Ndoka i ka bërë Partisë Demokristiane, kauzave demokristiane dhe përfaqësimit të komunitetit demokristian. Për këto rrethana u largova nga Nard Ndoka, sepse aty s’kishte forume, nuk kishte institucione drejtuese, nuk kishte linjë politike, qëndrime politike, strategji politike, por e gjithë partia ishte në funksion të karrierës personal të Nard Ndokës, të pasurimit të tij, të punësimit të familjarëve të tij. Pjesa tjetër ishin kthyer në shërbëtor të Nardit ose të njerëz të papërfillshëm. Kur shkova aty pata shansin të gjej akoma pak burra të mirë, ndërsa sot, pas edhe largimit tim, nuk ka mbetur më askush, vetëm Nardi dhe sekretarja e tij.

Nardi mbrëmë më emision ndër të tjera tha se: karriera ime kishte politike kishte mbaruar me votë dhe se aq vota kisha marrë. Së pari, dua të di cila është karriera politike e Nard Ndokës që ka tetë vjet që është deputet i Partisë Demokratike dhe për çdo vit ndërron dy herë koalicionin, herë majtas e herë djathtas. Unë, edhe pse e konsideroj ulje qe të ulem në nivelin politik të Nard Ndokës, unë e sfidoj atë, ku do të dojë ai, të kandidoj me mua, unë si Eduart dhe ai si Nard, pa asnjë logo partie dhe e shikojmë sa vota do të marr Nardi e sa do të marr unë. Unë e sfidoj atë në zemrën e demokristianëve në Mirditë, në Lezhë, në Shkodër e madje edhe në Vaun e Dejës.

Nardi, nuk është as verior, as katolik e burrë, sepse deshi të flas për drekat apo për darka. Nuk dua të merrem me këtë argument, por dua të them se Nard Ndoka është një bukë shkelë. Nuk kam vërë re darkat e drekat që kam ngrënë me të, por nuk mbaj mend që Nardi të ketë paguar, ka ndodhur gjithmonë e kundërta, që kam paguar unë, por kjo çështje, është çështje paburrërie dhe nuk kam dëshirë të zgjatem. Nardi ka 20 vjet që hanë bukën e shqiptareve si një politikan parazit e nuk mërzitem pse ka ngrënë në këto dy vjet ndonjëherë bukën time. Shpresoj që vettingu të funksionoj për këto parazitë e hajdute politik që e kanë vjedhur dhe varfëruar këtë populli për 27 vjet.

Kush është Nardi? Nard Ndoka sot mund të konsiderohet pa frikë një miliarder pa punu asnjë ditë në demokraci, zyrtarisht vetëm me rrogë deputeti. Sot, Nard Ndoka ka një makinë Mercedes 320 të ri që kushton 80.000 euro. Ka shpi në Bllok dhe thuhet se edhe partinë që ka e ka blerë rreth 100 mije euro. Kështu flitet, sa është e vërtetë nuk e di, sepse nuk qëndrova shumë në strofullin e Nardit për ta marr veshtë. Nardi është thuajse i pasur sa unë, zyrtarisht me një rrogë deputeti, ndërsa unë kam faturuar me punë e djerse mijëra euro në muaj.

Kjo është hera e fundit që merrem me Nardin dhe nuk e kam ndërmend të merrem më të nëse ai nuk do të përmend emrin tim. Në të kundër reagimet e mia do të jenë gjithmonë e më të ashpra për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *