Azem Hajdari, eshte “Che-ja” shqiptare

Home / Njoftime / Azem Hajdari, eshte “Che-ja” shqiptare

Nga Alban Daci

Shoqëritë ngrihen mbi modele dhe shumë herë modelin kthehen në mite, pasi ata sakrifikohen për ideale që janë modele të përbashkëta zhvillimit. Ardhja e demokracisë në Shqipëri ka qenë një proces i vështirë me plot sakrifica. Nëse ka një simbol të mirëfilltë vitet e para të demokracisë, ky padyshim është Azem Hajdari, i cili besonte në idetë e tij dhe mund të themi se u vra edhe për ide të tilla.
Çfarë kanë ngjashmëri Hajdari dhe Che? Të dy besonin në revolucionin e shoqërisë, Të dy besonin në demokracinë si formën e vetme të funksionimit të shoqërisë. Che besonte tek demokracia e proletariatit, kurse Hajdari besonte thellësisht në demokracinë direkte, atë të shesheve.
Hajdari ashtu si Che nuk ishte shumë i interesuar për funksione zyrtare, apo për burokraci, por ishte i interesuar për protagonizëm të drejtëpërdrejtë mes njerëzve të thjeshtë që besonin në idealet e lirisë. Hajdari, edhe pse nuk pati kurrë një funksion të lartë shtetëror, ai nuk reshti kurrë së reshturi për të bërë liderin e shesheve dhe të turmave. Azemin nuk mund të jetonte pa militantët, pa grumbullimet e shesheve. Ai me siguri e konceptonte demokracinë si një proces që nuk ndalonte asnjëherë, por ishte gjithmonë në lëvizje ashtu si pasionet e njerëzve për liri.
Dikush mund të thotë se Che ishte komunist dhe Hajdari demokrat, unë do t’i quaja të dy luftëtar të lirisë sipas këndvështrime të tyre të ndryshme për të.
Ka dy momente të përbashkët dhe me kulminante për Che dhe Hajdarin, pa dyshim ky është momenti i vrasjes së tyre. Të dy vdesin për lirinë dhe vritet nga njerëzit që lirinë e konsideronin armikun më të madh.
Fotoja e trupit pa jetë të Hajdarit tek urgjenca është identitike me foton e trupit pa jetë të Che në spital i rrethuar nga komandantët e Ushtrisë. Të dy me sy të hapur sikur duan të transmetojnë idenë se njerëzit që vdesin për ideale dhe lirinë (në çdo formë qoftë), nuk vdesin kurrë dhe mbeten për gjithmonë në mendjen e atyre njerëzve që lirinë nuk e gëzojnë.
Azem Hajdari është padyshim modeli i të rinjve që vitet ’90 i kanë përjetuar në një moshë të re, por të frymëzuar nga betejat e Hajdarit.
Hajdari është mit i shoqërisë shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për fat të keq është bërë shumë pak për studimin e kësaj figure, për publikimet në lidhje me jetën e tij. Shqiptarët akoma dinë shumë pak për Hajdarin. Ai meriton një vëmendje shumë më të madhe dhe duhet të kthehet në një frymëzim për të rinjtë e sotëm që betejën për demokracinë e shikojnë si një proces që nuk ndalet kurrë, ashtu siç nuk ndalet nevoja dhe dëshira e njerëzve për liri të vazhdueshme dhe të pakushtëzuar.
Hajdari, është modeli që u mungon sot të rinjve shqiptar, që tashmë janë kthyer në mekanizma të politikës dhe në shërbëtor të mediave apo të byrove, dhe kanë humbur kontaktin me sheshet dhe me tubimet masive qytetare për më shumë frymëmarrje demokratike.
Nëse Shqipëria ka një figurë revolucionare që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, ky padyshim është vetëm Hajdari, i cili u formua lider dhe u konfirmuar nga turmat në momentet e zellit për revolucion liberal dhe po ashtu, ai vdiq në betejën për liri.
Impakti i Hajdarit duhet të jetë shumë më i madh se sa është, më duket sikur ka një tendencë të qëllinshme për venë në harresë figurën e tij, veprën e tij. Është momenti që të rikthehet vëmendja tek figura e Hajdari si figura revolucionare, sepse vetëm figura të tilla vdesin në betejën për ideale dhe të zhveshur nga privilegjet, nga pushteti apo nga të mirat materiale.
Hajdari është një mit për të rinjtë, mbi të është vendosur një pluhur që kërkon ta lërë në harresë, është detyra e jona që këtë pluhur ta heqim dhe t’i kthejmë shkëlqimin e merituar.
Vajza e tij, në cilësinë e deputetes së Republikës së Shqipërisë, besoj se duhet të ketë mision primar dhe më të rëndësishëm mitizimin e Hajdarit dhe thellimin e humultimeve për jetën e Azemit si revolucionar i demokracisë liberale.
Azemi është gjallë, ai jeton në zebra e çdo të riu që beson tek demokracia dhe tek tubimet e masave në sheshe, aty ku pushteti apo oligarkia nuk mund të bëjnë kontrolle e as nuk mund të bëjnë manipulime.
Azemi është gjallë tek cdo i ri, i cili beson tek demokracia liberal dhe tek nevoja e përhershme për liri.
Azemi është gjallë bashkë shpirtin tonë që ka nevojë të ushqehet çdo ditë me liri dhe frymëzohet me demokracinë si formën me të lartë të organizimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *