Dy rruge ka Shqiperia sot: Grusht Shteti ose revolucion

Home / Njoftime / Dy rruge ka Shqiperia sot: Grusht Shteti ose revolucion

Nga Alban Daci

Nuk jam per forma te ashpera te marrjes se pushtetit app te nderrimeve te pushteteve.

Situata eshte shume me e rende se sa duket ne Shqiperi dhe te vetmit qe e vuajne e jane viktima jane qytetaret qe tashme nuk shohin asnje perspektive, asnje lloj shprese per nje jete me te mire.

Kemi dy perplasje shume te forta e te rrezikshme, nevojen per Vetting dhe vendosmerine e kastes per ta penguar.

Shqiperia ka 27 vjet qe eshte ndertuar me modele kriminale dhe me sherbimet e tyre ndaj pushtetit. ’97 ishte nje pasoje e tille, vrasja e Hajdarit ishte e tille, Santo po ashtu e mjaft te tjera. Bandat dhe krimi e kane qeverisur Shqiperine, kane orkestruar e manipuluar te gjitha zgjedhjet.

Krimi dhe pushteti qe ne fillim te viteve ’90, jane nje. Krimet e njerezve me kostum e me kollare jane shume me te rensa dhe i kane kushtuar Shqiperise mijera viktima e miliona dollar korrupsion e mijera hektar prona te vjedhura e te tjetersuara.

Te fortet e lagjeve ne krahasim me boset e tyre me kollare e pushtet, nuk jane asgje, sic jane, mund te arrestohen brenda dites.

Shqiperia eshte perballe nje kolapsi shume te rrezikshem. Kemi dy institucionet me te rendesishme te vendit te kapur nga persona qe kane lidhje te rrezikshme me korrupsionin dhe krimin.

Kemi praktikisht Presidencen dhe Kryeministrine. Me rende eshte ajo Presidencen, person i akuzuar per gjithcka, i bere president nga pazaret e rrezikshme politike qe kane per qellim shpetimij nga drejtesia e Vettingu.

Po ashtu kemi nje Kryminister qe e mbushi parlamentin ne 2013 me inkriminuar, qe fitoje zgjedhjet e 2017 po me te inkriminuar dhe tashme ka mbushur qytetet me banda.

Kemi nje sistem drejtesie totalisht ne anen e se keqes dhe as Vettingu nuk e sheron. Nese shporren keto pushtetar asgje nuk behet per drejtesi, sepse kriminelet jane ne institucione, me kollare, kostum e pushtet.

Kishte shpresa se LSI eshte me Opoziten. E kam hedhur poshte gjithmone kete aludim, sepse LSI eshte ne bashkeqeverisje me PS duke rene dakord qe e para do te merrte gjithe Presidencen dhe dyta gjithe Ekzekutivin. Nje ndarje perfekte pushtetesh.

Meta nuk don t’ia dije me per LSI apo simpatizantet e saj, ai ka prioritet veten dhe familjen e tij per ta shpetuar nga drejtesia.

Ruci vazhdon me stilin e tij stalinist te drejtoje Parlamentin. Sot, ne nje forme te paprecedent perjashtohet nga Parlamenti, Kryetari i Opozites.

Ne keto situata ka dy menyra per ta shpetuar Shqiperine:

1. Ushtaraket te marrin ne dore situaten ne vend, te bejne grusht shteti, te shpallet gjendja e jashtezakonshme e pastaj nje faze tranzitore per te krijuar institucionet e verteta demokratike.

2. Shqiptaret te marrin ne dore fatet e vendit e ta shporrin kete lidership politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *