Për të kalurën dhe për të ardhmen!

Home / Njoftime / Për të kalurën dhe për të ardhmen!

Do ju sjellim disa fakte që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen!

Së pari, theksojmë se PBDKSH (Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar) është themeluar në 1995.
Së dyti, nga themeli është afirmuar si parti e qendrës-djathtas dhe këtë traditë e ka ruajtur deri më sot.
Së treti, pas shumë kohësh pauzë, mori pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare e 2017, duke mbështetur kauzat e opozitës dhe të djathtës.
Së katërti, PBDKSH është parti politike, përfaqëson një komunitet të caktuar, kauza të caktuara. Kjo do të thotë se misioni i saj nuk mbaron në 2017, por në fakt ishte fillimi i rrugë të gjatë betejash politike.
Së pesti, PBDKSH është parti politike, do të mbetet e tillë për një kohë të gjatë, sepse ka lidhje të caktuar me territorin, ka kauza që kanë nevojë për mbështetje e përfaqësim
Së gjashti, Kryetar i saj është ish deputeti Eduart Ndocaj. Këtë duhet ta theksojnë mirë mediat, gazetarët dhe opinioni publik. Ndocaj nuk sheh asnjë arsye të heq dorë nga politika. Ai ndjehet krenar që ishte pjesë e ndershme e betejës se 2017, përballë se keqes.
Së shtati, PBDKSH, kërkon të jetë pjesë dhe mbështetje e PD, për shkak se kanë kauza të përbashkëta, por kauzat më të rëndësishme janë komuniteti demokristian, demokracia, zgjedhjet e lira, lufta ndaj korrupsionit, drejtësi për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
Së teti, nuk në spektrin politik shqiptar, PBDKSH është ndër të paktat parti politike që vazhdon aktivitetin e saj politik dhe betejat e saj edhe pas mbarimit të zgjedhjeve. Duhet të themi se një pjesë e mirë e partive politike janë zhdukur nga skena politike pas zgjedhjeve të 2017.
Së nënti, PBDKSH do të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do të ketë kandidatët dhe përfaqësuesit e saj në zonat që kanë lidhje të natyrshme me kauzat e PBDKSH.
Së dhjeti, ne jemi në Opozitë me këtë Qeveri dhe pozicioni ynë është i palëkundur. Ata që janë në Opozitë e kanë nevojë për ne dhe të bashkëpunojnë me ne, jemi të hapur për bashkëpunim të sinqertë dhe në shërbim të vendit e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *