Propozimet e Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) për Kodin Zgjedhor

Home / Njoftime / Propozimet e Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) për Kodin Zgjedhor

PBDKSH e konsideron antikushtetues kodit zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, sepse transferon Sovranitetin nga qytetarët tek Kryetarët e Partive. Kodi zgjedhor aktual është i ngjashëm për të mos thëne identik me kodin italian, që përmes një sentence është cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën.

Pra, kemi dy kode identitike dhe një sentencë që i cilëson si antikushtetues.
Kodi Zgjedhor aktual i Shqipërisë, proporcional me lista të mbyllura, nuk e ka luftuar dekriminalizimin e listave ashtu siç u justifikua aplikimi i tij, por bëri që Parlamenti të mbushej në 2013 me persona me të kaluar të rende penale, për vepra të rënda të bëra kundër njeriut.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse në kodin aktual vendos për listat Kryetari i Partisë, i cili për të marrë pushtetin është i gatshëm të bëj çdo lloj kompromisi dhe këtë e ka thënë shumë kohë më parë në veprat e tij Makiaveli.

Gjithashtu  dallimi mes  maxhoritarit dhe proporcionali me lista të mbyllura është si dallimi mes jurisë dhe gjykatësit në një proces gjyqësor, sepse tek maxhoritari çdo kandidat varet drejtpërdrejtë nga votat e votuesve dhe duhet të bind shumicën e tyre për të fituar, kurse tek proporcionali me lista të mbyllura është decisivë vetëm opinioni i Kryetarit të Partisë që objektiv parësor ka pushtetin personal si mekanizëm qeverisje dhe jo përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Në një demokraci të shëndosh opinioni i shumicës është më i rëndësishëm si opinioni i pakicës.


Pra, të gjithë duhet të jemi dakord se, ky kod është antikushtetues dhe cenon rëndë parimet e përfaqësimit demokratik të qytetarëve si dhe në shumicën e rasteve e deligjitimon misionin e Parlamentit, që humb misionin e përfaqësimit të qytetarëve duke u kthyer nga një tempull i demokraci në vendin e të deleguarve të subjekteve politike, ose më saktë të kryetarëve të partive.

PBDKSH  e konsideron Kodin Zgjedhor si mekanizmin më të rëndësishëm që garanton ose cenon rëndë demokracinë, mekanizmat e saj të përfaqësimit e po ashtu edhe perfomancën e institucioneve shtetërore, ose të pushteteve që dalin prej saj.

Në këtë këndvështrim Kodi Zgjedhor ju përket jo vetëm subjekteve politike, por qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Duhet të kemi parasysh se qytetarët kanë mundësi të kandidojnë të pavarur dhe po ashtu shoqëria të marr pjesë në zgjedhje përmes listave civile. Me kodin zgjedhor aktual ndëshkohen padrejtësisht dhe janë gjithmonë të humbur po padrejtësisht rastet e kandidatura të pavarura ose listat e hartuara nga shoqëria civile. Për këtë arsye PBDKSH propozon me të drejtë që diskutimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të jenë gjithëpërfshirës dhe të bëhet përmes tryezave publike dhe jo përmes marrëveshjeve të errëta në shërbim vetëm të një grupi të caktuar që kërkon me çdo kusht pushtetin pa u interesuar për të ardhmen demokratike të vendit.

PBDKSH, është parti qa ka marr pjesë e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është një ndër subjektet që është goditur padrejtësisht nga një sistem zgjedhor që favorizon të fortët dhe godet të vegjlit që në gjenezë. Madje, për këtë arsye, PBDKSH, ka bërë një raport për zgjedhjet parlamentare të 2017, që është publikuar dhe është vendosur në dispozicion të institucioneve europiane e jo vetëm.

Për kauzën e zgjedhjeve të lira, ruajtjes së votës dhe realizimit të një procesi të drejtë e transparent, PBDKSH  u rreshtua në krahë të PD-se dhe të Opozitës dhe vazhdon t’i qëndroi këtij vendimi, përtej ngjarjeve që ndodhen me listat në PD apo gjate fushatës zgjedhore.

PBDKSH, kërkon të jetë pjesë e diskutimeve të çdo tryeze për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe të jetë pjesë e një grupi pune me PD-në.

Propozimet e PBDKSH për Kodin Zgjedhor janë:


  1. Sistem Maxhoritar e Proporcional (80% maxhoritar dhe 20% proporcional në nivel kombëtar)

  2. Pragu të jetë 4.5%

  3. Fitues me shumicë të thjeshtë duke eliminuar kështu balotazhin

  4. Partia që merr shumicën e thjeshtë (numrin më të  madh të votave nga numri i votuesve që kanë marr pjesë në zgjedhje), pa pasur parasysh koalicionet, të ketë të drejtë në formimin e qeverisë ose të komandohet për të nisur negociatat për formimin e qeverisë

  5. Koalicione vetëm para zgjedhore

  6. Votimi elektronik (kusht i panegociueshëm)

  7. Vota e emigrantëve (kusht i panegociueshëm)

  8. Parlamenti me dy dhoma
  1. Parlamenti që përfaqëson njësitë administrative të Shqipërisë.

  1. Senati që përfaqëson nga një senator për çdo bashki dhe po ashtu edhe senator që përfaqësojnë shqiptarët që jetojnë jashtë. Numri i senatorëve që jetojnë jashtë duhet të përcaktohet përmes një formule në baze të numrit të shqiptarëve në varësi të shteteve  ku jetojnë si: Greqia, Turqia, Italia, Zvicra, etj.

  2. Administrimi i ditës të votimit dhe procesit i numërimit të bëhet nga një agjenci ad hoc shtetërore e kusht për rekrutimin e punonjësve të jetë paanshmëria politike. Pra,  të jetë një agjenci jo politike.

  3. Vettingu të jetë me i ashpër për kandidatet dhe për faktorët/individët e tjerë të përshirë në fushatë elektorale dhe në gjithë procesin zgjedhor në tërësi.

10. Depolitizim maksimal i administratës së fushatës  elektorale dhe të procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *