Ekskluzive- Raport për Zgjedhjet Parlamentare

Home / Njoftime / Ekskluzive- Raport për Zgjedhjet Parlamentare

Raport për Zgjedhjet Parlamentare

Tiranë, 2017-08-29

Shënim

Ky raport është hartuar nga PBDKSH, subjekt politik parlamentar që mori pjesë me listën shumëemërore në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Ky raport është publik dhe mund të përdoret nga institucionet shtetërore, politike, shoqëria civile dhe nga mediat.

Qëllimi i këtij raporti është për të hedhur dritë në lidhje me faktet e ndodhura sipas gjykimit të PBDKSH në zgjedhjet e 25 Qershorit duke ndihmuar kështu sadopak në proceset demokratike.

Edhe pse është një raport i hartuar nga një subjekt politik, metoda e hartimit është e natyrës profesionale dhe akademike duke tentuar të largohet nga fryma klasike e politizimit e duke i mëçuar më shumë të vërtetës.

Për hartimin e këtij raporti janë përdorur të dhënat në terren, por janë marrë edhe mendime dhe opinione ekspertësh në lidhje me zgjedhjet e 25 Qershorit!

Ky raport nuk ka për qëllim për ta goditur apo personalizuar demokracinë, por për ta shëndoshur dhe për ta vendosur atë në shërbimin e qytetarëve dhe të përfaqësimit të tyre.

Ky raport do të publikohet në faqen zyrtare të PBDKSH (www.pbdksh.al), do ju dërgohet organeve të shtypit për tu publikuar dhe nga një kopjet do u dërgohet:

–  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

–  Ambasadës së BE

–  OSBE

Gjithashtu ky raport është i hapur për konsultime me publikun e gjerë dhe për studiuesit.

Hyrje

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) është themeluar në vitin 1995.

PBDKSH, përfaqëson filozofinë e vërtetë politike Demokristiane si model të ndërtimit të Shtetit të së Drejtës të bazuar mbi rregullat e mekanizmat e Demokracisë Funksionale në respekt të plotë me harmoninë fetare, ndarjen e shtetit nga besimi fetar.

PBDKSH, bazohet në respektimin e elementëve lokale të shoqërisë si pasuri dhe diversitet për kontributin e shtetit nacional që nuk mund të mbijetoi mbi parimin e mbylljes, por duhet të zhvillohet përmes teorisë së integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Shqipëria ka kontribute të rëndësishme në historinë e kontinentit Europian e nuk mund të qëndroi jashtë proceseve të rëndësishme transformuese politike dhe ekonomike që kanë për qëllim ruajtje e identiteteve të veçanta dhe bashkimin e tyre në një kantier të përbashkët që quhet Bashkimi Europian.

Kryetari PBDKSH është deputeti Eduart Ndocaj që rrjedh nga një familje demokristiane me kontribute të rëndësishme për Mirditën, Lezhën dhe Kombin.

PBDKSH, nuk inspirohet dhe bazohet në “kultini e Unit”, por ajo funksion mbi bazën e respektimit të demokracisë së brendshme si model dhe pasqyrë edhe për përgjegjësitë qeverisëse që do të ketë në të ardhmen.

PBDKSH, në respektim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, zotohet për të përfaqësuar dhe mbrojtur shqiptarët kudo ku ndodhen dhe po ashtu është parimisht dakord me aspiratën e shqiptarëve për bashkim.

PBDKSH, është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesën në jetën politike, të kontribuojnë dhe të jenë protagoniste si në forumet drejtuese të Partisë, por edhe në proceset e vendimmarrjes në nivelet qeverisëse që ajo do të përfshihet !

PBDKSH, vendosi të hyj e vetme në zgjedhjet e 25 Qershorit duke prezantuar listën e saj shumë emërore me 140 kandidatë në 12 Qarqe.

PBDKSH, vendosi të hyj e vetme në zgjedhje duke kontribuar në shëndoshjen e demokracisë për të afruar një alternativë ndryshe, model të ndryshëm politik, për tu dhënë mundësi qindra qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe protagonist të politikës.

PBDKSH, vendosi të hyj e vetme në zgjedhje për të mbrojtur dhe për të shpëtuar “kauzën demokristiane”, që është e natyrshme dhe e domosdoshme për shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha një filozofi suksesi në politikë dhe në mënyrën e të bërit shtet.

PBDKSH, ishte ndër të pakt subjekte politike parlamentare që arriti në një kohë rekord të prezantonte listën e saj shumëemërore në Komisionin Qendrore, duke respektuar Kodin Zgjedhor, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha frymën demokratike të brendshme të përzgjedhjes se kandidaturave dhe të funksionimit të strukturave.

PBDKSH, ishte po ashtu ndër të pakta subjekte që respektoi “kuotat rozë” duke edhe i tejkaluar ato në disa Qarqe.

Modeli politik

PBKDSH, edhe pse është ndër subjektet e para politike të themeluar në Shqipëri, ajo është prezantuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit si një subjekt i rinovuar në përmbajtje dhe format.

Qëllimi final i PBDKSH nuk është pushteti dhe privilegjet që rrjedhin prej tij, por për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve, për t’i përfaqësuar ata në mënyrë sa më dinjitoze dhe mbi të gjitha për ta afruar politikën tek qytetarët dhe për ta përbërë ata të prekshme nga të gjitha shtresat sociale në vend.

Gjithashtu, objekti kryesor i PBDKSH që u mbajt në këto zgjedhje politik ishte lidhje e politikës me territorin. Çfarë do të thotë kjo? Në këto vite tranzicioni është vënë re një fenomen shumë i rrezikshëm që cenon rëndë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve, përfaqësimin e territorit dhe lidhjen e politikës me territorin.

Mungesa e një zhvillimi modern urban, emigracionin i brendshëm dhe i jashtëm i ashpër dhe i pakontrolluar, menefregizmi i politikës, ka bërë që shumë territore që ndodhen kryesisht në Veriun e Shqipërisë dhe në atë të Jugut, jashtë qendrave të mëdha urbane, të mos jetë të përfaqësuar nga subjektet politike e për pasojë të mos jenë të përfaqësuar as në institucionet që dalin nga mekanizmat demokratike të sistemit politik.

PBDKSH, duke qenë një parti që lidhen me një filozofi të caktuar politike si dhe për faktin se pas shumë kohësh merrte pjesë për herë të parë në zgjedhje parlamentare duke respektuar lidhjen me territorin në kahun e përfaqësimit dinjitoz me qytetarët, vendosi që Selinë Qendrore, të mos vendoste në Tiranë, por në Lezhë.

Kryetari Ndocaj, ishte kryesuesi i Lezhës, deputet i Qarkut Lezhë dhe në këto rrethana, për të sjellë politikën pranë qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, u vendos që Selia Qendrore të bëhej në Lezhë.

Kështu, jo të gjithë qytetarët kanë mundësi financiare të shkojnë në Tiranë dhe po ashtu kjo lidhej me faktin se, Ndocaj si deputet i zonës duhet të ishte në lidhje të ngushtë me territorin dhe qytetarët për të garantuar një përfaqësim dinjitoz ashtu sic e ka bërë realisht gjatë gjithë legjislaturës.  

Përbërja e listave të PBDKSH, ishte gjithëpërfshirës duke përfshirë të gjitha komunitetet, për herë të parë edhe një kandidat nga komuniteti rom, por edhe nga të gjitha shtresat e nivelet sociale.

Përbërja e listës shumëemërore të PBDKSH, ishte e nga punëtor, emigrantë, doktor, punëtor, avokat, sipërmarrës, të  papunë, profesionistë të lirë, profesor, duke pasqyruar plotësisht realitetin social të vendit.

Strategjia politike dhe koncepti i fushatës elektorale

Strategjitë politike janë të ndryshme në kohë dhe në hapësirë, po ashtu edhe sipas karakteristikave politike, sociale, ekonomike, historike të një vendi.

Partitë politike, ose subjektet politike zakonisht zgjedhin strategji të ndryshme, disa mund të konsiderohen të dështuara e disa të suksesshme. Megjithatë, një kriter tjetër me i rëndësishëm është efikasiteti dhe ky kriter po respektohet gjithnjë e më pak.

Po çfarë është ky kriter? Ku dallon me të tjerët? Kohët e fundit subjektet politike shqiptare e konceptojnë strategjinë politike vetëm në kahun e mbajtjes ose të përfitimit të pushtetit, por harrojnë se partitë/subjektet politike janë ose duhet të jenë edhe kantiere të rëndësishme sociale që kontribuojnë për modele të caktuara të suksesshme komunitare e sociale në të njëjtën kohë.

PBDKSH, nuk pretendon se, kishte një strategji të suksesshme, por është e bindur se hartoi një strategji efikase. Përse ishte efikase? Të gjithë fushatën elektorale e adresoi jo tek luksi, tek madhështia, spektakli, por tek takimet e drejtpërdrejta me të gjithë qytetarët, në çdo situatë, pa i paragjykuar në bazë të bindjeve politike, apo të ndasive “klasore”.

PBDKSH, ka organizuar një seri takimesh me qytetarët, në qytete, fshatra, lagje, rrugë, punë.

Politika ka lindur si shkencë pikërisht nga kontaktet dhe asambletë e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe jo nga mitingjet madhështore.

PBDKSH, me strategjinë e saj reale, sociale dhe të drejtpërdrejtë e bëri politikën, si mision e profesion të prekshëm nga të gjitha shtresat sociale.

Po ashtu, burokracia është bërë një fenomen që jep alergji dhe inferioritet tek qytetarët, në këto rrethana, për ta eliminuar atë, PBDKSH, nuk preferoi të hapte zyra elektorale nëpër zona, sepse ka preferuar që takimet me qytetarët të ishin të drejtpërdrejtë (shake hands), në çdo vend dhe spontan.

Qëllimi i takimeve të realizuara me qytetarët nuk ishte për të bërë retorik apo pasione ideologjike, por më shumë për të marr një feedback dhe për të dëgjuar qytetarët. Politikanët dhe politika duhet të mësohen më shumë të dëgjojnë se sa të flasin.

Në këto vite të gjata tranzicioni, është bërë e modës që psikoza e qytetarëve të goditet nga mëngjesi deri në dark vetëm me diskutime politike, polemika boshe, sherre false, për të krijuar bindjen e ndasisë së politikës e për pasojë për të ndarë në llogore edhe qytetarët.

Pra, një politikë përçarëse edhe kur nuk ka qenë e nevojshme dhe në interesin e qytetarëve, kjo është fryma që politika shqiptare ka përcjellë në gjithë këto vite.

Gjuha e përdorur

Është tentuar dhe është arritur të përdoret gjuhë e thjeshtë, kuptueshme që nuk bën diferencë me mjedisin, por bëhet njësh me të, me qëllim për të rritur cilësinë e komunikimit, për të siguruar një feedback pozitivë e mbi të gjitha për të transmetuar mesazhe që kanë të bëjnë me problematikat e qytetarëve dhe mundësitë reale për t’i zgjidhur dhe standardizuar sipas mundësive dhe rrethanave.

Qytetarët janë të lodhur nga diskutimet e politikanëve shqiptarë që duket sikur shumë prej tyre flasin në gjuhë të huaj. Kjo ka ndodhur dhe ndodh, sepse pavarësisht formimit intelektual që posedojnë politikanët shqiptarë, tentojnë të shtiren si ideolog të mëdhenj dhe përdorin më shumë huazime që as vetë nuk ua dinë kuptimin.

Qytetarët janë të lodhur nga këto modele të shtirura dhe kanë nevojë siç thonë:  “Me u ulë gjunjë më gjunjë me popullin”!

Evidentimi i problematikave

PBDKSH, u ka bërë një shërbim të rëndësishëm qytetarëve duke përdorur pushtetin e marrë prej votës së tyre për të evidentuar problematikat që kishin, për të ngritur zërin, për të lobuar dhe për të gjetur zgjidhje. Kjo ka qenë një strategji fituese dhe në interes të qytetarëve dhe të përmisimit të shërbimeve për ta.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur kryetari Ndocaj, i cili në cilësinë e deputeti ka ngritur vazhdimisht zërin për problematikat e qytetarëve dhe thuajse në të gjitha rastet ka arritur të ketë sukses duke ju përmisuar shërbimet dhe duke ju përmisuar ose lehtësuar sadopak jetën.

Për të pasur një sukses të tillë, fillimisht duhet të evidentoheshin problematikat dhe kjo mund të bëhej duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me komunitetin dhe qytetarët e po ashtu duke përdorur mjetet e komunikimit të kohës si denoncimet përmes socialnetëork.

Falë evidentimit të bërë personalisht nga deputeti Ndocaj për kushtet e mjerueshme të reparteve të Spitalit Rajonal të Lezhës, ngritjes së zërit nga deputeti në nivel ministri, Kryeministri, komunikimi me mediat dhe denoncimi i vazhdueshëm, sollën rezultate mjaft të mira duke bërë që sot ky spital të jetë ndër më të mirë për sa u përket kushteve dhe infrastrukturës.

Të shumta kanë qenë edhe rastet e probleme sociale dhe ekonomike të shumë familjeve që z. Ndocaj i ka zgjidhur ose ka kontribuar për zgjidhjen e tyre duke bërë donacione nga “xhepi” i tij.

Janë edhe plot raste të tjera që janë tashmë publike që janë evidentuar që duke “përdorur” mandatin e deputetit, por në shërbim të qytetarëve, kanë pasur zgjidhje efikase.

  1. Ndocaj, solli një tradite të re, të domosdoshme në mjedisin politik shqiptar, sepse theu heshtjen duke mbrojtur qytetarët. Është bërë e modës që deputetët nuk kanë as veshë, sy dhe gojën në momentin që bëhen deputet e kështu tradhtojnë interesat e qytetarët, votën e tyre dhe besimin e tyre.

Ndocaj, e theu këtë rregull duke krijuar një standard të ri, që në vendet e zhvilluara të Perëndimit është diçka krejt normale. Madje, z. Ndocaj, kolegët e tij e  quanin “budalla”, sepse mbron qytetarët duke u prishur me Ramën.

Edhe fushata u realizua në këtë optikë dhe ka pasur suksese të rëndësishme sidomos me kanalet kulluese, me çështjen e pagesës se energjisë elektrike e shumë problematika të tjera.

Kjo ka ndodhur që shumica e takimeve me qytetarët kanë qenë live të transmetuara tek faqja zyrtare e facebook të z. Ndocaj, që ka mijëra lexime dhe shikueshmëri duke përfshirë edhe pushtetarë.

Marrëdhënie me mediat/organet e shtypit

Për subjektet politike ose partitë politike marrëdhënia me median vizive dhe të shkruar është mjaft e rëndësishme, sepse është e duhet të jetë në fakt një dritare e hapur komunikimi me masat (qytetarët). Në një vend demokratik mediat duhet të jenë të lira dhe marrëdhënia e subjekteve politike pavarësisht forcës apo madhësisë duhet të jetë e lirë dhe e barabartë.

Çfarë ka ndodhur me shumicën e medieve vizive dhe të shkruara në Shqipëri? Mediat në përgjithësi janë të kapur nga politika, disa janë të kapur për interesa e veprojnë në mënyrë të njëanshme e disa të tjera, nga frika janë pasive ose nuk bëj atë që duhet të bëjnë, të thonë e të mbrojnë të vërtetën.  

Situata mediatike në Shqipëri është e tillë që ndëshkon kryesisht subjektet opozitare  dhe sidomos subjektet e vogla. Po si i ndëshkon ata? Në dy mënyra:

– Duke i censuruar

Pra duke i lënë në harresë, duke mos ju dhënë hapësirën e nevojshme ose të merituar për të komunikuar me qytetarët, për të përcjellë mesazhi, shpalosur ide ose për të qenë në kontakt të vazhdueshëm.

– Duke i sulmuar

Kjo është një skemë e njohur tashmë në mjedisin mediatik shqiptar, që mediat përdoren nga pushtetit ose më të fortët për të sulmuar në mënyrë të padrejtë dhe jo të barabartë, çdo prirje për konkurrencë reale.

Për fatin e keq situata ekonomike e shumë mediave është thuajse piramidale. Në këto rrethana për të mbijetuar me mision gjobvënien, përdorin forcën e pushtetit të katër (fjalën) për të mbijetuar përmes reklamave që sigurojnë nga pushteti ose nga mekanizma të tjera të paqarta sponsorizimesh që rrjedhin nga pushteti ose nga mekanizmat që ai prodhon.

Marrëdhënia e shumë mediave vizive dhe të shkruara në Shqipëri në kohë zgjedhjesh me subjektet politike është një marrëdhënie e mirëfilltë biznesi që bazohet vetëm tek paraja dhe tek përftimet ekonomike. Kuptohet, kjo është e njëanshme për organet e shtypit kundrejt subjekteve politike që ju shesin hapësirën mediatike dhe  këto të fundit paguajnë për të pasur më shumë vizibilitet dhe marketing politik.

Deri këtu çdo duket sikur funksionon! Megjithatë, në vende demokratike lind pyetja: kush është misioni i vërtetë i medias? Në çdo rrethanë, misioni i vërtetë i një medie, vizive ose të shkruar është të thotë të vërtetën, të mbrojë të vërtetën dhe të mbi të gjitha të informojë qytetarët në mënyrë të panjënashme dhe në kohë reale.

Problem tjetër madhor është se disa media që kanë statusin e televizioneve kombëtare dhe duhet të krijojnë hapësira të njëjta e të barabarta për të gjithë subjektet politike. A e bëjnë një të tillë? Paragjykimi në subjekte të mëdha dhe të vogla politike është krejt i padrejtë dhe ndëshkues, sepse nisën me idenë se subjektet e mëdha do të jenë gjithmonë të mëdha e të voglat gjithmonë të vogla. Këtë nuk mund ta paragjykojnë mediat, të cilat duhet të bëjnë punën e tyre për të mundësuar komunikimin me qytetarët, por verdikti final për të ardhme politike të një subjekti/partie politike është vetëm ai i popullit përmes votës. Mediat bëjnë dicka edhe më të rëndë pëmes hapësirës së tyre ndërhyjnë duke e orientuar votuesit dhe duke mos e lënë të lirë në zgjedhje e tij.

Atëherë kush është roli i medias në këto rrethana? Ndryshimi i situatës aktuale të medias në raport me fjalën e lirë me median në kohën e Regjimit është se: Sot, fjalën e lirë duhet ta blesh me para, ndërsa në kohën e Regjimit përfitoje vetëm përmes pushtetit politik. Ku është dallimi? Sot, pushteti politik dhe edhe forcën ekonomike e në këto rrethana mbeten establishmenti nuk ndryshon dhe nuk ka shanse të reja për të ndryshuar.

Pra, media e sotme mund të themi se është një faktor që duke i shërbyer pushtetit pengon proceset demokratike, rotacionet e elitave apo edhe rotacionet e modeleve politike.

Format e reja të zhvillimit të komunikimit si facebook, po tentojnë të thyejnë censurën dhe barrierat e komunikimit të kushtëzuar kundrejt forcës së pushtetit e peshës së parave.

Në këto rrethana, PBDKSH, fokusin e saj për të komunikuar me masat apo me qytetarët e vendosi tek komunikimi përmes facebook apo youtube. Kjo ishte e vetmja mënyrë komunikimi, më efikase dhe më e lirë. Shmë me “one click” dhe me një smartphone mund të informohen kudo dhe të zgjedhin lajmin sipas optikës së tyre të së vërtetës.

Ndryshime të rëndësishme duhet të bëhet në Kodin Zgjedhor, sa i përket raportit që duhet të kenë mediat me subjektet politike në fushatë elektorale si dhe po ashtu duhet të ketë një hapësirë të barabartë për të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu mund të kemi shanse të barabarta për mundësi reale gare.

Po ashtu duke pasur parasysh faktin se në Shqipëri kush gëzon pushtetin politik, gëzon edhe pushtetin ekonomik, fondet shtetërore për subjektet opozitare që marrin pjesë në zgjedhje duhet të jenë më të mëdha se sa ato  të Pozitës.

Si mund të ketë një gara të barabartë mes një partie të vogël (pa u paragjykuar mund të bëhet e madhe me vullnetin e qytetarëve) me një parti të madhe, ku fondi që shteti që akordon për të për të marrë pjesë në zgjedhje është 3  milion lekë të vjetra dhe vetëm një kronikë në News24 apo në media të tjera ka një tarifë prej 3 mijë eurosh.

PBDKSH, kishte një fond të akorduar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje prej 3 milion e 500 mijë lekë (të vjetra). Ndërsa PS e kishte rreth 75 milion lekë (të vjetra).

PBDKSH, nuk e lëvruar fondin e akorduar, por edhe sikur ta lëvronte çfarë mund të bënte përballë PS-së që kishte makinerinë e pushtetit politik, ekonomik e sikur të mos mungonte edhe fondi prej 75 milion lekësh.

Tjetërsimi i votës dhe shitblerja

Një ndër betejat kryesore të PBDKSH ka qenë mbrojtja e votës, ruajtja e vullnetit të  lirë të votuesit. Kjo ishte edhe kauza e vërtetë përse PBDKSH vendosi të rreshtohet në krah të Opozitës që ishte ngujuar në një çadër përballë Kryeministrisë pikërisht për këto kauza.

Po çfarë ndodhi në këto zgjedhje politike? Nuk u bë fare progres në këtë drejtim, sepse politizimi maksimal i politikës, varfëria e madhe e familjeve dhe mundësia e vetme për punësim përmes pushtetit ka bërë që qytetari të jetë i marr peng dhe të tjetërsojë vullnetin e tij, pa menduar për pasojat e rënda që ndodhin në proceset demokratike.

Zgjedhjet u realizuar në një garë të fortë mes dy subjekteve politike që kishin pushtetin dhe bashkëqeverisnin, pikërisht mes LSI dhe PS. Kjo përplasje jo vetëm nuk ndihmojë në ruajtjen e votës dhe vullnetit të qytetarëve (sovranit), por e stimulojë edhe më shumë shitblerjen e votës duke e rritur me 100% çmimin e saj në krahasim me zgjedhjet e 2013.

Nëse në 2013 një votë ishte blerë me 20 mijë lekë të vjetra në dorë, në zgjedhjet e 2017 çmimi i saj ishte 120 mijë lekë të vjetra. Madje, në ditën e heshtjes së madhe elektorale çmimi i një vote disa qarqe si në Lezhë, Shkodër dhe në Dibër shkoi edhe në rreth 300 euro.

Përballë një situatë të tillë, PBDKSH, PD dhe subjektet të tjera që pranuan rregullat e demokracisë duke respektuat vullnetin e lirë të qytetarëve, nuk mund të bënin asgjë, veçse të pranon humbjen e pamerituar.

Një presion i madh nga pushteti ose subjektet politike në pushtet është bërë edhe përmes shantazheve të vendeve të punës për punonjësit e administratës shtetëror. Ndërsa për ata që nuk ishin të punësuar, ju premtuan vende pune, kundrejt votës dhe kontributit politik.

Vullneti i institucioneve shtetërore dhe atyre subjekteve politike që kishin pushtetin për të luftuar, limituar ose eliminuar këto probleme ishte fare i vogël, sepse ato ishin promotore dhe mbështetëset kryesore për të mbajtur me çdo kusht pushtetin edhe në legjislaturën e ardhshme.  

Punësimi vazhdon e mbetet një argument devijon ose mban peng vullnetin e qytetarëve. Në situatën e politizimit maksimal të shoqërisë, i qëllimshëm nga politika, qytetarët bashkëjetojnë me frikën dhe nuk janë në gjendje të vendosin të lirë për përfaqësimin e tyre dhe për nuk ndihmojnë proceset demokratike duke lënë kështu mundësitë e një oligarkie që kontrollon çdo hallkë të shoqërisë për interesa të ngushta politike, ekonomike dhe privilegjesh.

Politizimi i zgjedhjeve

Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të politizuara dhe të kontrolluara nga pushteti. Depolitizimi i zgjedhjeve ishte një tjetër dështim i radhës në zgjedhjet politike të 2017.

Edhe pse formalisht u ndërmorën hapa për të ndaluar e ndëshkuar politizimin e administratës, makinerie e pushtetit me të gjithë forcën e saj i dislokua në fushatën zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve dhe në procesin e rëndësishëm të numërimit.

Për të vërtetuar këtë mjafton të marrim shembuj e KZAZ-ve të Lezhës, ku Prefekti, n/Kryetarja e Bashkisë, Drejtor dhe ish Ministra ishin pjesë e procesit të numërimit. Ky mekanizëm jo vetëm sollën impaktin e superioritetit përballë subjekteve të tjera, por edhe mundësi reale të tjetërsimit të votës.

Politizimi i zgjedhjeve krijon kushte të pabarabarta në një proces të mundshëm demokratik.

Inkrimini i procesit zgjedhor

Procesi i dekriminalizimit të institucioneve shtetërore duhet të shoqërohet me procesin e dekriminalizimit të plotë të pushtetit e të sistemit politik.

Çfarë ndodhi në këto zgjedhje? Persona me precedent të rënda kriminale në bashkëpunim me pushtetin apo segmentet e tij, ushtruan presione mbi qytetarët, krijuan atmosferën e frikës dhe devijuan rezultatin final të zgjedhjeve sipas interesave të parashtruara.

Persona me precedent të rrezikshme penale kanë pasur angazhime maksimale në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Disa prej tyre kanë pasur interesa të drejtpërdrejta duke kandiduar familjarët e tyre e disa të tjerë interesa të tjera të ardhura sipas marrëveshjeve paraprake.

Persona me precedent të rrezikshme kriminale kanë qenë pjesë e numërimit në disa KZAZ-së dhe kanë qenë gjithmonë të pranishëm në këto mjedise në ditët e numërimit.

Procesi i numërimit duhet të jetë një proces i pavarur i bërë nga qytetarët dhe profesionistët e lirë që nuk kanë identifikime politike dhe që nuk përfaqësojnë subjekte politike. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Nuk ka se si të ketë zgjedhje të lira, kur pushteti në bashkëpunim me individë të inkriminuar monitorojnë dhe numërojnë votat e shqiptarëve.

Vota e emigrantëve

Një tjetër dështim i radhës ishte përjashtimi nga e drejta e votës e emigrantëve. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i vetëm një Rajon që nuk bën të mundur të drejtën e ushtrimit të votës së emigrantëve. Duhet të theksojmë se vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese dhe e drejt “orga omnes” e garantuar nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi.

Më shumë se gjysmë e votuesve shqiptarë vazhdojnë padrejtësisht të përjashtohet nga e drejta ushtrimit të votës dhe nga e drejta e përfaqësimit në Parlament dhe në institucionet e tjera të vendimmarrjes.

PBDKSH, bëri gjithçka që e emigrantët të kishin mundësi të votonin atje ku jetojnë, por politika shqiptare, për shkak të frikës dhe paranojës nuk gjeti gjuhën e përbashkët edhe në zgjedhjet e 25 qershorit për ushtrimin e votës së emigrantëve.

Votimi elektronik

Subjektet politike në Shqipëri duhet të mendojnë seriozisht për të mbrojtur votën dhe për të garantuar një proces demokratik të shëndosh. Mënyra me efikase që mbron votën është padyshim votimi dhe numërimi elektronik.

Forcat politike në vend në bashkëpunim me SHBA, BE dhe OSBE duhet të bëjnë të mundur votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe burimet por të mundësuar votimin dhe numërimin elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *