Kuvendi i Diasporës

Home / Kuvendi i Diasporës / Kuvendi i Diasporës

Ngjarjet politike në vend, kriza e vazhdueshme ekonomike në Europë, kontributi i vazhdueshëm i emigrantëve në Shqipëri, shpërfillja e tyre dhe po ashtu zgjedhjet e ndodhura me datë 25 Qershor e bëjnë urgjente dhe të domosdoshme thirrjen e një “Kuvendi të Diasporës”.

Po si duhet të jetë ky kuvend?

Organizatorë dhe protagonistë duhet të jenë e do të jenë vetë emigrantët.

Vendi?

Organizimi i këtij kuvendi duhet të jetë dhe do të jetë Europa.

Pse në Europë?

Sepse, shumica emigrantëve kanë zgjedhur emigrimin masiv në Kontinentin evropian. Ata janë simbolizuar dhe identifikuar për më shumë se 25 vitet e fundit me Europën pa mohuar për asnjë çast identitetin shqiptar. Europa dhe integrimi evropian mbeten sfida me e madhe dhe me e rëndësishme e shqiptarëve si qytetar apo edhe si forma shteti ku ato kanë shumicën në Ballkan!

Dallimi me “Kuvendit të Diasporës” dhe “Samitit të Diasporës”
I ashtuquajtur “Samiti i Diasporës” i organizuar në Tiranë nga Qeveria nuk plotësonte kushtet për një emërtim të tillë, sepse ai realisht ishte një konferencë e Kryeministrit Rama përballë emigranteve, ku këta te fundit pa asnjë lloj të drejtë propozimi apo vendimmarrëse, ishin vetëm dëgjues.
PBDKSH është i vetmi subjekt politik në Shqipëri, që në platformën e saj politike të publikuar edhe në faqen e saj www.pbdksh.al, mbështet votën e emigrantëve dhe përfaqësimin e tyre në të gjitha institucionet vendimmarrëse të vendit nga Parlamenti e deri tek shërbimi diplomatik. PBDKSH, me filozofi thellësisht demokristiane, që në themel pa paqe, bashkimin dhe bashkëpunimin e popujve, nuk mund të lë pa trajtuar dhe pa mbështetur çështjen e emigrantëve që është një çështje me kritere e të drejta politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe vendimmarrëse.

Po kush është arsyeja tjetër që PBDKSH ka mbështetur kauzat politike të emigrantëve?

Kjo ka ndodhur edhe falë punës të palodhshme të z. Ndocaj, i cili në cilësinë e kryetari i këtij subjekti politik dhe të deputetit ka mbrojtur në çdo çast emigrantet, ka lobuar për të drejtat e tyre e po ashtu është i pari në 25 vite që hartoi e dorëzoi në Parlament projektligjin për “Votën e Emigrantëve”.

Në situatën aktuale dhe si domosdoshmëri në kohë dhe hapësirë, PBDKSH propozon dhe po punon për të realizuar për her të parë “Kuvendin e Diasporës”.

Ku do te organizohet?

Do te organizohet ne Itali!

Kush mund të marr pjesë?

Çdo shqiptar që ka emigruar, ndjehet krenar për faktin e të qenit shqiptar dhe kërkon të jetë kontribuues për çështje të përbashkëta.

Kush do të jenë temat që do trajtohen?

PBDKSH, propozon këto tema, por presim dhe jemi te hapur edhe për propozime të tjera:

1. E drejta e votës
2. Votimi elektronik
3. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor
4. Shërbimi diplomatik
5. Statusi i emigrantit
6. Kuota për emigrantet ashtu si kuotat roze për subjektet politike, Parlament dhe në nivele të tjera përfaqësimi
7. Ruajtja e identitetit gjuhësor, kulturor dhe etnik të shqiptarëve si pasuri e diversitet aty ku jetojnë përmes bashkëpunimeve të Shtetit shqiptar dhe të politikave të tij
8. Çështja e njohjes së kontributeve shoqërore të viteve të punës
9. Krijimi i ministrisë se emigracionit
10. Hartimi një agjencie shtetërore për të asistuar e mbrojtur investimet e emigrantëve në Atdhe
11. Politika ta qarta e ta mirëfillta integrimi për ata që duan të riatdhesohen

Këto janë temat që kemi menduar.
Presim sugjerime dhe propozime të tjera.

Kush do të diskutojë gjatë punimeve të “Kuvendit të Diasporës”?

Ata persona që kanë trajtuar më mire një nga temat e propozuara.

Si mund të merrni pjesë dhe ku mund t’i dërgoni punimet tuaja?

Këto janë kontaktet:
eduartndocaj@gmail.com
dott.albandaci@gmail.com
info@pbdksh.al
00 39 347 957 4 00 1

Kur parashikohet mbajtja e këtij kuvendi?

Në fillim të muajit tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *