Shqipëria me mundësi të reja në Rajon!

Home / Njoftime / Shqipëria me mundësi të reja në Rajon!

Nga Alban Daci

Situata ndërkombëtare  duket sikur është drejt ekuilibrave të rinj e kjo lidhet me transformimet e rëndësishme të marrëdhënie jo vetëm diplomatike, por edhe ekonomike me fuqive dhe vendeve. Rotacioni i lidershipit në disa vende, ka sjellë edhe orientime të reja ndërkombëtare. Blloku Perëndimor, me gjithë lëkundjet e tij mbetet padyshim lidhja euro-atlantike me themel paktin Atlantik. Ndërsa në Europë vazhdon të jetë BE si forma më e suksesshme dhe e rëndësishme e organizimit politik, social e kulturor të kontinentit.

Ndryshime të reja duken në pamje të parë në Rajonin e Ballkanit! Turqia për shkak të konfliktit në Siri, tentativës së Grushtit të Shtetit dhe acarimit me Gjermaninë, po pëson disa lëkundje në lidhje me influencën e saj në Rajon.

Greqia, vazhdon të mos ketë linja të qarta të politikës së jashtme në Rajon e kjo sigurisht lidhet me vazhdimësinë e krizës së saj ekonomike.

Bërja e Vucic President duket se ka bërë Serbinë të nënshtrohet përballë realitetit e përballë faktorit shqiptar në Rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë interesat e tyre gjeopolitike në Ballkan dhe ndoshta kohët e fundit i kanë ose duan t’i intensifikojnë më shumë duke pasur parasysh rizgjimin e Rusisë dhe mungesën e një aleati të besueshëm tek Turqia.

Madje, në diskutimin e tij të bërë me rastin e Kartës së Atantikut në Mal të Zi, Zëvendës Presidenti i SHBA-ve theksojë faktin se vendet e Ballkanit duhet të kenë vëmendje nga aksionet dhe politika e Rusisë në Rajon.

Fal këtij skenari të ri Shqipëria ose shqiptarët i kanë të gjitha kartat në dorë të bëhen protagonistë në Rajon e të jetë aleat kryesor i SHBA dhe i politikave të sigurisë që ajo ka. Shqipëria ka dy rrugë dhe vetëm dy në arenën e saj ndërkombëtare:

  1. Të vazhdoi të besojë në integrimin politik dhe ekonomik në BE
  2. Marrëdhënie strategjike parësore në drejtimin e sigurisë dhe të interesave gjeopolitike me SHBA.

Me keqardhje shikoj se Shqipëria është mbrapa në të dy proceset. Shqipëria duket sikur ka hyrë në një fazë standby në lidhje me integrimin e saj të plotë në BE dhe po humb shumë nga zhvillimi ekonomik dhe politik.

BE është një forcë e rëndësishme për të rritur standardin e jetesës e për të garantuar stabilitet ekonomik dhe politik për vende si Shqipëria.

Politika dhe Qeveria shqiptare duhet të angazhohen me të gjitha forcat dhe mundësitë për të përshpejtuar integrimin dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Po humbim shumë kohë dhe koha është ajo që bën diferencën në procese kaq koherente që kanë përfshi kontinentin e sidomos Rajonin.

Shqipëria për shumë arsye historike dhe gjeopolitike në Rajon, duhet të anëtarësohet në BE para Serbisë dhe nëse ndodh e kundërta që ka shumë gjasa, Shqipëria do të humbiste hapësirat e saj për të qenë protagoniste e do të kishte probleme serioze me lobet e disa vendeve fqinje që do të bënin gjithçka që Shqipëria të mos anëtarësohej.

Sa u përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, unë nuk shikoj marrëdhënie të veçanta, por shikoj më shumë marrëdhënie në kuadër të NATO-s dhe të interesave të sigurisë në Rajon. Pra, sot për fat të keq Shqipëria nuk ka një pozicion të privilegjuar tek SHBA, por është një si shumë aleatë të NATO-s që kontribuojnë për paqen, forcimin e demokracisë dhe stabilitetin në Rajon.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të ketë një pozicion të privilegjuar me SHBA në krahasim me vendet e tjera të Rajonit. Marrëdhënie vetëm privilegjuara nuk kuptoj se në marrëdhënie dypalëshe përfiton vetëm Shqipëria. Shqipëria duhet edhe të sakrifikoj dhe të kontribuoj pa kursime në lidhje me interesat gjeopolitike të SHBA-ve në Rajon.

Shqipëria duhet të ngrejë një grup punë të rëndësishëm ad hoc në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Ekonomisë që do të kenë për objektiv rritjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve me SHBA-të.

Shqipëria duhet të fillojë të konceptoj dhe të zhvilloj një diplomaci më intensive dhe “agresive” si dhe duhet të tregojë dhe të dëshmojë disponilitetit dhe gadishmëri maksimale për kënaqur politikat amerikane në Rajon.

Shqiptarët në Rajon janë një faktor i rëndësishëm dhe kjo falë realitetit të tyre gjeografik. Vetëm shtrirja e shqiptarëve në Rajon e sidomos në Ballkanin Perëndimor dëshmon qartë rolin e tyre si dhe mundësitë reale që ata kanë për të garantuar politikat gjeopolitike të SHBA-ve. Roli i Ambasadës tonë në Washington duket se është kthyer vetëm në një rol oniferik pa pasur asnjë lloj protagonismi. Madje, shumica e shqiptarëve nuk e din se kush është ambasadori ynë në Washington.

Duhet një dimension i ri diplomatik i Shqipërisë në Washignton që duket të ketë për qëllim lobimin e fuqishëm të çështjeve shqiptare, thithjen e bizneseve amerikane në Shqipëri.

Me krijimin e Qeverisë së Re duhet të një figurë e re, energjike, profesionale dhe mbi të gjitha e motivuar që duhet të mbulojë rolin e Ambasadorit me Punë në Ëashington.

Ne, duhet tu ofrojmë SHBA në çdo moment dhe kohë garanci si partner të sigurt që jemi të gatshëm të marrim edhe përgjegjësitë tona për të ndjekur dhe realizuar me sukses politikat e SHBA ne Rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *