Te vendoset Ushtria per te ruajtur rendin!

Home / Njoftime / Te vendoset Ushtria per te ruajtur rendin!

Nga Alban Daci

Ngjarjet e kronikes se zeze dhe kriminaliteti eshte ne shifra te frikshme ne Shqiperi.

Kemi frike te hapin portalet, sepse lexojme vetem vrasje, therje, aksidente me pasoje vdekjen.
Situata ne Shqiperi eshte alarmante dhe kjo ardhur si pasoje e tolerances se qellishme per te interesa te caktuara te kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike.
Shifra e kultivimit dhe te trafikimit te lendeve narkotike jane ne shifra alarmante duke sjelle pasoja te rrezikshme si me poshte:
1. Rritjen e grupeve dhe bandave kriminale
2. Perlasjen e tyre per zone influence dhe per fitime galopante
3. Perplasjen e tyre per zonat e influences
4. Suporti dhe lidhja e tyre me politiken e pushtetin.
5. Perzierja e pushtetit me grupet apo bandat e inkriminuara e ka kthyer Shqiperine ne Far West!
6. Perizierja e pushtetit me krimin e ka bere te deshtoj lufta e policise, sepse nuk jane te pavarur dhe te forte kunder nje realiteti te rrezikshem kriminal.
7. Krijimin e nje grupi njerezish me profesion kriminel qe kane burime ekonomike e njerezore qe mund te konkurojne me strukturat shteterore

Situata ne Shqiperi eshte mjaft e rrezikshme dhe rrezikon te perfundoje si disa zona te Brazilit apo te vendeve te tjera te Amerikes Latine, ku shteti nuk deperton ne disa zona duke mos i pasur nen kontroll.
Shumica e vrasjeve te koheve te fundit jane te tipit mafioze dhe kjo eshte nje arsye me shume per tu alarmuar per situaten ne vend.
Mendoj se Reparte Elitare te Ushtrise te stervitura per luften urbane duhet te vendosen ne zona te ndryshme te vendit per te ruajtur qetesine.
Po ashtu nje aksion i madhe dhe pa kompromis duhet te behet ne rruget nacionale per kontrollet per armbajtje pa leje.
Situata ne Shqiperi eshte dramatike e duhet te merren hapa konkrete sa jemi ne kohe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *