PBDKSH/Deklaratë: Të vendoset Ushtria për të ruajtur rendin!

Home / Njoftime / PBDKSH/Deklaratë: Të vendoset Ushtria për të ruajtur rendin!

Misioni më i rëndësishëm i Shtetit dhe i institucioneve të tij janë për të ruajtur sigurinë e vendit dhe sovranitetin e vendit.

Situata aktuale është shumë dramatike dhe duket sikur ka dalë jashtë kontrollit, shifrat e vrasjeve, therjeve dhe aksidenteve me pasojë vdekjen duket sikur kanë kaluar edhe shifrat e vendeve që janë në konflikte të nxehta!

Për çdo ditë kronikat e zeza në Shqipëri shënojnë vrasje, therje dhe aksidente me pasojë vdekjen!

Shifrat janë aq të larta sa janë të frikshme për një vend që nuk është në një konflikt të armatosur.

Duket sikur situata ka dal jashtë kontrollit dhe institucionet janë të pafuqishme për ta mundur kriminalitetin dhe për të siguruar jetën e qytetarëve!

Strukturat e Policisë duken se janë të pafuqishme përballë aktiviteteve kriminale!

Rritja e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike e ka futur Shqipëri në një situatë të vështirë, ku bandat kontrollojnë territorin dhe janë struktura paralele dhe konkurrente me një Policinë e Shtetit, e cila nuk ka logjistikën e duhur, burimet njerëzore të duhura e mbi të gjitha mbështetjen e institucioneve.

Lidhja e Botës se Krimit me Pushtetin ka krijuar një situatë të tillë, ku strukturat shtetërore janë të pafuqishme të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar jetën e qytetarëve.

Si pasojë e rritjes së kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike nuk është në rrezik vetëm jeta e qytetarëve, por edhe vetë sovraniteti i shtetit, sepse këto banda po krijojnë zonat e tyre të influencës në bashkëpunim me pushtetin, në të cilat strukturat shtetërore nuk do të kenë mundësi të kontrollojnë gjithë territorin.

Shqipëria është pranë një situate shumë të rrezikshme dhe po ngjan gjithnjë e më shumë me shtete si Brazili apo vende të tjera të Amerikës Latine!

Rritja e kriminalitetit të në shifra të ngjashme me vendet që janë në konflikte, po ashtu sfidat e reja të terrorizmit, pamundësia e Policisë me garantuar e parandaluar vrasjet bë të domosdoshme futjen e Ushtrisë me njësitë e saj speciale për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Praktika e angazhimit të Ushtrisë është një praktikë e njohur në të gjitha vendet që kanë problematika të ndryshme me Shqipërinë.

Madje, Italia ka më shumë se dy vjet që ka futur në ruajtjen e objekteve me rëndësi të veçantë dhe në patrullimin e rrugëve të qyteteve!

Ushtria është mekanizmi i fundit që mund të kthej normalitetin në Shqipëri, para se të jetë vonë dhe situata të ketë dal jashtë çdo kontrolli.

Po ashtu duhet të bëhen kontrolle të vazhdueshme dhe të pamëshire në rrugët nacionale dhe në qytetet për armëmbajtje pa leje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *