Propozim për PD: Raport të përbashkët për zgjedhjet e 25 Qershorit!

Home / Njoftime / Propozim për PD: Raport të përbashkët për zgjedhjet e 25 Qershorit!

Nga Eduart Ndocaj

Mora veshtë se PD është drejt përfundimit të dy raporteve mbi zgjedhjet e 25 Qershorit!
E komplimentoj për këtë shërbim mjaft të rëndësishëm që po i bën demokracisë.
Unë, jam ndoshta i pari që kam bërë një analizë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Këto problematika që kam ngritur unë jam të përbashkëta për të gjitha partitë opozitare.
Në zgjedhjet e 25 Qershorit siç kam thënë edhe herë të tjera ndodhi:
Blera e votës kundrejt parave me origjinë të paqartë. Për mendimin tim paratë që janë përdorur për blerjen e votës kanë pasur këto burime:
Para të siguruar nga korrupsioni
Para të siguruar nga abuzimi me detyrën
Para të siguruar nga abuzimi me buxhetin e shtetit
Para të siguruar nga trafiqet dhe sidomos të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike
Para të përdorura për pastrim parash
Përdorimi i pushtetit për manipuluar dhe tjetërsuar votën
Përdorimi i pushtetit dhe influencës së tij në KZAZ si në rastin e Lezhës
Përdorimi i pushtetit për të shantazhuar qytetarin për vendin e punës në administratë
Përdorimi i pushtetit dhe i institucioneve për të shantazhuar qytetarin për premtime të vendeve të reja të punës.
Përdorimi i personave me të kaluarën kriminale për ushtruar frikë e presion mbi qytetarët. Këto persona vazhdojnë t’i shërbejnë politikës dhe të përdoren prej saj.
Përdorimi i medias për të censuruar e mundur në mënyrë të pabarabartë kundërshtarin politik. Në kushtet aktuale mediat mbështesin vetëm nëse ke shumë para ose nëse ke pushtet. Është e turpshme që mediat janë kthyer vetëm në agjenci kreditimi që punojnë në kohë fushatash vetëm kundrejt frikës së pushtetit ose shumave të majshme me para.

Meqë pasojat kanë të qenë të njëjta për të gjithë ne që ndodhemi në Opozitë propozojë për PD:
Mbledhjen e të gjithë partive opozitare në ditën e publikimit të dy raporteve
Të merren parasysh propozimet dhe provat e hartuara edhe nga subjektet e tjera politike opozitare në lidhje me procesin zgjedhor të 25 Qershorit
Ndalja nga gjithë faktori opozitar me një qëndrim të përbashkët në lidhje me zgjedhjet e 25 Qershorit dhe konsultimi i këtij qëndrimi me OSBE, Ambasadën e SHBA dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Që tani të bëhen propozime dhe ide për ndryshimet e nevojshme në Koodin Zgjedhor e pse jo edhe te gjithë sistemit të zgjedhjeve duke kthyer maxhoritarin në miks me proporcionalin
Propozimi dhe votimi elektronik si shpresa e vetme për zgjedhje të lira e demokratike. Kjo është mënyra e vetme që sipas Kushtetutës me e rikthyer ashtu siç i takon, sovranitetin tek qytetari
Aprovimin dhe realizimin e Votës së Emigrantëve si një e drejta “erga omnes” dhe “kushtetuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *