Ëndrra ime për Manatinë dhe jo vetëm vazhdon

Home / Njoftime / Ëndrra ime për Manatinë dhe jo vetëm vazhdon

Nga Eduart Ndocaj

Manatia është pjesë e rëndësishme e jetës time…vendi ku u linda, fillova hapat e para të fëmirisë, u ula për herë të parë në bankat e shkollës.
Lidhja ime me Manatinë është më shumë se shpirtërore…kujtimet për të janë të shumta. Edhe pse pjesën me të madhe të rinisë time e kam kaluar në mërgim, lidhjen e kam ruajtur të fortë për Manatinë.
Aq të fortë sa ndërtova shtëpinë aty, pak më poshtë bërë edhe një kapanon. Ndoshta edhe mund të mos kisha nevojë për ta, sepse shtëpia kisha kudo e po ashtu kapanonin mund ta ndërtoja kudo në Lezhë edhe jashtë, por dëshira për të investuar në Manati ishte e madhe dhe e shikoja si një përkushtim për vendlindjen.
Manatia është vendi i burrave të mençëm që kanë bërë histori, i djemve të zotë që kanë carë në botë për jetë më të mirë.
Një ndër arsyet që pranova të hyja në politikë ka qenë pikërisht edhe Manatia, sepse kërkoja dhe dëshiroja të jepja kontributin tim për një Manati më të zhvilluar dhe të respektuar.
Të dytën besoj se deri diku e kam arritur ta bëj, sepse emrin e Manatisë e kam ngritur në nivelet më të larta institucionale dhe ne çdo mediat.
Ndërsa më të zhvilluar nuk munda ta bëj, jo se s’desha, por nuk pata mbështetjen e duhur politike për ta bërë dhe kjo ka qenë ndër arsyet kryesore që vendosa të prisha me Ramën e më vonë edhe me PS!
Manatia sot është e braktisur politikisht nga pushteti qendror ashtu siç është braktisur shumica e Lezhës si qark. Manatia është e izoluar sot politikisht. Rezultati i 25 Qershorit në Lezhë, përtej vjedhjes ishte një dështim e zhgënjim e ashtu ishte edhe Manatia.
Nuk jam i mërzitur me asnjë nga bashkë-manatiasit e mi, sepse unë i kuptoj plotësisht ata. Megjithatë, unë nuk heq dorë nga ëndrra për një Manati më të zhvilluar.
Unë, nuk heq dorë nga politika pa dhënë kontributet e mia që kam vite që i kam në mendjet e mia falë edhe eksperiencave të rëndësishme që kam marrë në Perëndim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *