Çfarë ndodhi sot me LSI e çfarë duhet të bëj Basha?

Home / Njoftime / Çfarë ndodhi sot me LSI e çfarë duhet të bëj Basha?

Nga Alban Daci

Sot, u aprovua rritja e çmimit të ujit dhe kjo falë edhe votimit pro të një anëtari këshilli të LSI.
LSI u mundua të justifikohet publikisht se nuk anëtari i këshillit nuk ishte i LSI e ky i fundit përmes një reagimi theksoi se mandati i pestë i LSI në Tiranë ishte siguruar falë angazhimit të tij.
Tani kush është e vërteta? Ka disa gjëra që i kam thënë edhe herë të tjera në lidhje me LSI, se kjo e fundit për shkak të mungesës së një identiteti real politik dhe për shkak të mungesës së një ideologjie ekzistencën e saj e ka justifikuar me garancinë e pushtetit dhe në momentin e parë që ajo nuk do të kishte më pushtet do të kishte probleme serioze me ekzistencën e saj.
LSI nuk e ka dashur ta humb pushtetin, por këtë herë nuk i dolën llogaritë. LSI bëri të gjithë luftën që PS të mos siguronte e vetme mandatet e kështu të bashkëqeverisje bashkë me PD duke e nxjerrë Ramën në Opozitë. Të paktën ky dukej projekti i njëanshëm i LSI. Them i njëanshëm se mori sinjale të qarta nga Basha se nuk do të kishte bashkëqeverisje. Kjo nuk ndodhi e LSI ndodhën në rolin e padobishëm si për Opozitën ashtu edhe për pushtetin.
LSI nuk ka guxim t’i prish përfundimisht marrëdhëniet me PS me shpresën se kjo e fundit për shkak të frikës së Presidencës do i bëj ftesën për bashkëqeverisje e në fakt kjo ftesë nuk ka shanse të vij e nuk ka asnjë shenjë nga Rama se një ftesë e tillë mund të ndodhë.
Kjo është një situatë mjaft jo komode për LSI e cila në pushtet nuk ka si të qëndroi se nuk e dobishme e në Opozitë nuk ka çfarë të bëj e nw kwto rrethan rrezikon ekzistencën dhe justifikimin e saj si subjekt politik.
Tani në shtator do të fillojë sipas të gjitha gjasave fshesa e drejtorëve dhe e njerëzve të LSI në të gjitha nivelet e institucioneve, edhe në ambasada e konsullata që janë bërë si shushunja dhe si burime serioze të korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin.
Ky do të jetë “shok-u” i parë për LSI që duhet të mësohet me idenë se s’ka pushtet e ky fenomen do të prodhojë rrudhjen e burimeve njerëzore të kësaj partie, nisjen e serive të shitjeve e të tjetërsimit të militantëve që do të jenë në radhë duke marrë teserën e PS e po ashtu drejtorët dhe zëvendës ministrat e LSI nuk do të kenë më mundësi të vjedhin, të pasurohen për vetë e të dorëzojnë kuotat tek Kryesia.
Deri sot ishte krijuar optika se nga shkon LSI-ja shkon pushteti e nga sot e mbrapa ky mit nëse mund të themi kështu është thyer. Deri dje qytetarët e natyrës zvarranik e servil bënin gjithçka për një vend pune apo për korrupsion të bëheshin pjesë e LSI e nga sot, ata kanë filluar të shiten e të largohen nga LSI-ja.
Ngjarjen e sotme me këshillin bashkiak disa e kanë cilësuar si një dobësi të Opozitës e në veçanti të Bashës e në fakt është e kundërta, sepse sot qytetarët panë me sytë e tyre se kush në anën e tyre dhe kush është opozita e vërtetë.
Konfuzitet dhe paniku i LSI dhe PDIU janë një fitore për PD dhe për elementët e vërtetë opozitar. PDIU dhe LSI-ja po mundohen në mënyrë të dëshpëruar të bëjnë lojë të dyfishtë sa majtas dhe djathtas, por ato rrezikojnë të defaktorizohen duke mos qenë të dobishme as për të Majtën e as për Djathtën.
Rama është i sigurt me mandatet e tij dhe nuk ka nevojë për PDIU, kryetari i të cilës nuk u zgjodh as deputet e po ashtu nuk ka nevojë më për shantazhin dhe për rritjen e vazhdueshme të pazarit të LSI-së.
Ndërsa Basha duhet të reflektojë e të reagojë sam shpejt që të jetë e mundur për strategjitë e reja të një Opozite efikase. PD nuk duhet ta lidhe opozitarizmin e saj me partitë që kanë qenë në pushtet deri më 2017 e po ashtu edhe me shoqërinë civile që është degdisur në nivele me personazhe të turpshme që ngjallin vetëm neveri e sharlatanizëm tek qytetarët.
Opozitarizmi i Bashës duhet të jetë një pakt me qytetarët e thjeshtë për kauza konkrete e me metoda sa më pak politike e më shumë qytetare.
E kam theksuar edhe herë të tjera se Basha nuk duhet të mbështes metodën e protestave masive e të mitingjeve, sepse jo vetëm nuk prodhojnë vota e mbështetje konkrete, por krijojnë optikën e gabuar tek shumica e qytetarëve se bëhen për pushtet personal dhe jo për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *