Urime për fitoren e merituar z. Basha! Propozimet e mia per bashkimin e të Djathtes!

Home / Njoftime / Urime për fitoren e merituar z. Basha! Propozimet e mia per bashkimin e të Djathtes!

Nga Eduart Ndocaj

Propozimet e mia për një Opozitë të fortë dhe në shërbim të qytetarëve!
I uroj z. Basha fitoren e merituar e kjo fitore do i shërbej opozitarizmit të sotëm dhe alternativës së ardhshme për qeverisje.
Koncepti i të djathtës shqiptare përfaqësohet më së mirë nga PD, por nuk është ajo simboli i vetëm. Përfaqësimin e të djathtës në Shqipëri e kemi në nivel individual tek persona të veçantë që ndjehen me formim të djathtë, që kanë kauza të djathtë, por që nuk kanë dashur ose nuk kanë pasur mundësi të japin edhe kontribute në të djathtë. Të djathtën e kemi te intelektualët që e mbështesin si tezë e mbrojnë me punimet e tyre ose me filozofit e tyre, por që nuk kanë pasur mundësi ose dëshirë të angazhohen politikisht. Formimin e djathtë e kemi disa ekonomistë që janë pro modeleve të djathta, por që nuk kanë pasur mundësi t’i aplikojnë në modelet qeverisëse të djathta. Formimin e djathte e kemi edhe në subjekte të tjera politike si dhe në forma të tjera të organizimit shoqëror, por që nuk kanë pasur mundësi dhe hapësirën e duhur me ju bashku PD. Ka ardhur momenti që të gjithë këto elementë që në gjenezë kanë konceptin e të djathtën të jenë pjesë e kontribuues të përbashkët të PD-së!
Para zgjedhjeve Basha disa kryetar partish i futi në listat e PD-së me kusht që të shkrinin subjektet e tyre politike. Nuk e di se sa do e mbajnë fjalën këta “kryetar”. Megjithatë, duke njohur historikun e tyre kam frikë se shumë prej tyre kanë përfituar një mandat me siglën e PD-së, por në të vërtetë ata do të vazhdojnë të mbajnë vulat e tyre në xhep dhe të gatshëm të kapërcejnë sa nga njëri kran në tjetri sipas ofertave dhe interesave.
Para zgjedhjet situata u krijua e tillë sa nuk kishte shumë kohë për reflektime apo për analiza. Ndërsa, sot pasi zgjedhjet kanë mbaruar është momenti që të diskutohen alternativa të reja konkrete për një të djathtë të bashkuar e këtë e them duke pasur parasysh edhe zgjedhjet lokale, ku edhe një subjekt i vogël politik, ndoshta i papërfillshëm mund të prish punë në fitoren finale të PD-së. Zgjedhjet lokale janë prova e domosdoshme që Opozita të korrigjojë strategjitë e saj politike dhe të dal me fitore. Po ashtu zgjedhje lokale për nga formati kanë nevojë më shumë për bashkim, sepse për anëtar këshilli nuk duhet shumë vota e shumë subjekte mund të kenë anëtarët e tyre, por nëse këto nuk janë të koordinuar ata nuk kanë një impakt të rëndësishëm mbi territorin duke i dhënë përsëri hapësirë PS-së për një fitore tjetër të thellë.
Mundësi e bashkëpunimit të gjithë faktorit të djathtë janë të ndryshme:
konfederatë
federatë
bashkimi në një subjekt të vetëm (PD)
koalicione

Mendoj se sistemi politik shqiptar po shkon dhe duhet të shkojë drejt bipolarizmit. Parcelizimi i pushtetit është në dëm të qytetarëve dhe të stabilitetit politik. Politika e mëdha të integrimit euro-atlantik kanë nevojë për formacione të mëdha politike me burime të mëdha njerëzore e mbi të gjitha që ofrojnë stabilitet politik dhe jetëgjatësi institucionale.
Në këtë këndvështrim propozoj që subjektet e tjera të djathta politike të shkrihen dhe të bëhen pjesë e projektit të Bashës dhe të PD-së! Shkrirja e tyre nuk duhet të zbeh historikun e tyre dhe filozofit që ato përfaqësojnë, por diversiteti duhet të konsiderohet një pasuri për PD. Pra, PD duhet të jenë një model i ngjashëm i BE! PD, duhet ta rishikojë seriozisht këtë opsion dhe duhet po ashtu të rishikojë në finalitetin e këtij aksion të madh e të domosdoshëm rishikimin e Statutit. PD-ja duhet të jetë diçka me e madhe se sa është sot dhe për tu bërë e tillë kanë nevojë për forma të reja të organizimit të brendshëm. Propozoj në kuadër të bashkimit të gjithë faktorëve të djathtë, PD-ja të krijoj një këshill të ngjashëm me KE(Këshillin Europian), ku anëtarët të jenë drejtuesit e subjekteve politike me filozofi të djathtë që pranojnë të shkrihen me PD. Ky këshill duhet të jetë konsultues, vendimmarrës e mbi të gjitha kantieri më i madh i prodhimit dhe hartimit të filozofisë së djathtës si model qeverisje dhe si alternativë politike. Format të tjera të bashkimit të gjithë faktorit të djathtë nuk i shikoj si bindëse dhe me sukses, pasi në të kaluarën janë aplikuar dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret qoftë në stabilitetin politik apo në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *