Sfidat e Lul Bashes!

Home / Njoftime / Sfidat e Lul Bashes!

Nga Alban Daci

1. Ceshtja e ribashkimit. Mendoj se kjo eshte ceshtje relative. PD ka nevoje me shume se kurre per nje lidership te ri dhe per nje skuader te re. Nuk ka pse Basha te kerkoje me cdo kushte ribashkim me ata qe e kane e mbyllur ciklin e tyre me politiken dhe me PD. Figurat e konsumuar dhe te urryera nga demokratet nuk i duhen as Bashes e as projektit te se ardhmes te PD-se. Basha duhet te krijoje potencialet me te mira intelektuale rinore. Basha duhet te perserise ate qe beri Kennedy ne 1961. Duke krijuar nje potenciale rinor rreth vetes, sepse garanton nje klase politike solide e jetegjate te PD per vitet e ardhshme.

2. Opozita parlamentare. Ne kete drejtim ka shume pune per te bere. Megjithate, lista aktuale e 2017 nuk i garanton Bashes cilesite qe i duhet nje partie per beteja te forta opozitare. Duke bere ndonje perjashtim te vogel, skuadra e 2017 nuk eshte ajo qe duhet te ishte. Basha duhet te ndryshoje strategjine e PD ne Parlament. Basha duhet te heq dore menjehere nga opozitarizmi foklorik qe ne thelbe krijoj pershtypjen tek qytetaret se betejat e PD jane vetem per pushtet dhe jo per perfaqesim dinjitoz te qytetareve. Kjo ka qene optika e opozites se PD te bere nga 2013 deri ne 25 qershor. Nderhyrjet e Bashes dhe deputeteve te tjere ne Parlament duhet te jene vetem per kauzat e perfaqesimit dinjitoz te qytetareve.
3. Basha duhet te heq dore nga protestat ne rruge dhe jashte rrugeve institucionale. Ka ndryshuar mentaliteti i shqiptareve dhe opozitarizmi ne rruge i inciuar nga subjektet politike nuk prodhon asgje. Mandje, krijon optike urrejtje tek njerezit e thjeshte qe tashme e kane alergji fjalen politike.
4. Riorganizimi territoriale i PD eshte nje sfide dhe nje nevoje e kohes. Duhet koncepte te reja te rioganizimi ku duhet te spikas vullnetarizmi dhe formati i nje akademie politike ne vend. Duhet te kete nje organizim serioz te PD ne Diaspore.
5. Objektive duhet te jete votimi elektronik dhe vota e emigranteve. Keto duhet te jene dy sfidat kryesore te Bashes.
6. Lobim te forte te PD ne nivel nderkombetar per ceshtjet politike dhe po ashtu edhe per ceshtjet e tjera qe lidhen me integrimin dhe sigurine.
7. Nje koncept dhe nje rivleresim per intelektualet. Shqiperia ka vlera te jashtezakonshme intelektuale si brenda ashtu edhe jashte vendit. PD duhet te rikhehet simboli i intelektualeve dhe kjo eshte arma e vetme per te mundur rrugecerit e PS qe shumica prej tyre kane me krenari mbi supe edhe rekorde kriminale. E keqja e Rames luftohet vetem me versionin e te mires te krijuar nga Basha.
Basha do te rifitoje zemrat e qytetateve te thjeshte vetem duke krijuar vlera serioze e pozitive.

Nga Alban Daci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *