A eshte demokratike gara e Lulzim Bashes?

Home / Njoftime / A eshte demokratike gara e Lulzim Bashes?

Basha eshte ne perputhje te plote me Statutin e PD-se dhe me parimin e demokracise se brendshme te nje subjekti qe kerkon te perfaqesoje te djathten dhe te rinovoje modelet politike ne vend.

A eshte Basha per Demokracine e brendshme? Formimi i Bashes eshte krejt perendimor dhe nuk kerkon shume studime per ta kuptuar. Basha po te mos ishte pro demokracise se brendshme nuk i ngrinte funksionet e Kryetarit. Sot, Partia Demokratike nuk drejtohet nga Kryetari, por nga Kryesia dhe forumet e tjera.
A kishte te drejte Basha te rikandindonte? Kjo eshte nje e drejte e cdo anetari te thjeshte duke mos u perjashtuar as drejtuesit e larte te forumeve drejtuese.
Ata qe sot jane kunder Bashes, kohe me pare kerkuan dhe bene ndryshimet ne Statutin e Partise qe kryetari te zgiedhet permes asaj qe njihet “nje anetar, nje vote”.
Nese ky eshte sistemi me i mire per nje gare me demokratike, atehere ata te tjeret qe shtiren nen parimet e demokracise nuk duhet te bejne takime paralele e te krijojne fraksione qe jane ne kundershtim me Statutin e Partise e po ashtu jane modeli me i shemtuar kunder nevojes se reformimit te nje subjekti politike.
Takimet e jundershtareve te Bashes, ne kundershtim te hapur me Statutin e Partise dhe me vete mekanizmat qe kane miratuar po ata, po bejne nje dem edhe me te madhe, sepse anetaret e PD-se po tentojne t’i trajtojne si prona private per orekset e tyre.
Nese keto mendonin dhe mendojne se duhet te drejtojne PD, atehere duhet te kandidonin dhe te hynin ne gare per tu zgjedhur, por keta duan te rimarrin PD dhe privilgjet e pushtetit me mekanizma intrigash dhe shantazhes duke perdorur ne menyre te turpshme edhe disa portale e media.
Anetaret e PD-se nuk jane te ndare ne disa pjese sipas orekseve e egove personale te disave. Anetaret e PD-se jane vlera dhe forca me cmuar e PD-se dhe ata permes votes se Lire do te vendosin per drejtuesin e ri.

Nga Alban Daci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *