PBDKSH hap degën e saj në Korçë/Ndocaj: Shpejt do të jemi në gjithë Shqipërinë!

Home / Njoftime / PBDKSH hap degën e saj në Korçë/Ndocaj: Shpejt do të jemi në gjithë Shqipërinë!

Bbrenda një kohë të shkurtër Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), me Kryetar deputetin Eduart Ndocaj po faktorizohet në gjithë territorin!

PBDKSH nisi si bërthamë në Lezhë, por qytetarët po kërkojnë që të jemi pranë tyre dhe të mbulojmë gjithë territorin. Mijëra mesazhe e ftesa na vijnë për të hapur selitë tonë në çdo Qark. Shqiptarët janë të lodhur nga politika e vjetër dhe besojnë tek alternativa e PBDKSH dhe tek modeli politik që bën deputeti Eduart Ndocaj. Dje në Grand Hotel të qytetit të Korçës, zyrtarisht u hap selia e PBDKSH dhe përfaqësues politik është zgjedhur Ardit Ombashi.

Ardit Ombashi është një sipërmarrës i ri dhe i suksesshëm, ka jetuar dhe është arsimuar në Amerikë.

Arditi rrjedh nga një familje e rëndësishme dhe me reputacion në Korçë. Tashmë PBDKSH do të ketë edhe zyrën e saj në Korçë dhe është e vetmja alternativë për këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *