Nuk i besova sinqeritetit te Bashes per keto arsye

Home / Njoftime / Nuk i besova sinqeritetit te Bashes per keto arsye

Nuk i besova sinqeritetit te Bashes per keto arsyeE kam mbeshtetur Bashen, sepse tek ai kam pare veten time e mijera te tjere te shkolluar jashte, me vizione dhe me dashuri patriotike per vendin.
U impresionova kur u takuam me te dhe ju afruam vullnetarisht per kauzat e zgjedhjeve te lira e demokratike.
Ne tavoline i thash se, ne kemi ardhur per te mbeshtetur, sepse ke nevoje per mbeshtetjen e cdo qytetari.
Une dhe Eduarti e kishim me gjithe pasion e sinqeritet per ta mbeshtetur. U gezuam, sepse ishim rikthyer tek e djathta qe kemi perfaqesuar per breza me radhe.
Futjen e Eduartit ne listat e PD-se e shikoj si dicka krejt te natyrshme dhe te pranueshme, sepse eshte i djathte me familje, ka bere opozite me te forte se PD-ja dhe ka popullaritetin me te madhe ne nivel kombetar dhe ne Lezhe.
Madje as kandidatura ime ne Diber ne siglen e PD-se duhet te ishte e sigurt, sepse edhe une jam pjese e Bashes, i shkolluar jashte, nje familje me shume reputacion ne Diber dhe isha imazhi i Republikes se Re qe Basha propagandon.
Po ashtu edhe per nje person tjeter me ka ardhur keq e ky eshte Kreshnik Spahiu qe ka bere proteste te ashper guarrilase opozitare. Spahiu i eshte afruar vullnetarisht Bashes.
Basha nuk kandidoje asnjerin, por vendosi te kandidonte persona seksere, pa elektorat e me vula ne xhep. Personat e futur ne listat e PD nuk bejne bashke as tre veta.
Atehere pse duhet ti besoj Bashes? Pse duhet t’i besoj sibqeritet te tij per nje Republike te Re me njerez te vjeter? Une, nuk mund t’i besoj Bashes me zgjedhjet e tij.

Alban Daci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *