Çështja e bashkimit të demokristianëve dhe cila është e vërteta

Home / Njoftime / Çështja e bashkimit të demokristianëve dhe cila është e vërteta

Alban Daci, N/Kryetar

PBDKSH

www.pbdksh.al

Sot, pash një lajm në një portal se partitë demokristiane janë bashkuar në një parti të vetme  në çadër? Me termin demokristian është abuzuar shumë në këto vite tranzicioni. A është aplikuar me të vërtetë filozofia demokristiane në këto vite tranzicioni? Filozofia demokristiane është padyshim në një ndër filozofit më të rëndësishme e të suksesshme politike evropiane nga fillimi i shek. XIX deri në ditët e sotme.

Kjo filozofi është lindur nga realitet të shëndosha sociale dhe është zhvilluar nga lider të kalibrit botëror si Adenaur, Sturzo, De Gasperu, Scuman etj. P

o ashtu filozofia demokristiane është një model i ndërtimit të shtetit dhe një alternativë serioze qeverise.

Suksesi i filozofisë demokristiane është se ajo nuk shkëputet dhe largohet nga realiteti social, nga jeta sociale dhe nga komunitetet lokale e kombëtare.

Në Shqipëri për të gjitha vitet e tranzicionit nuk kemi pasur një model demokristian të ndërtimit të shtetit, nuk kemi pasur një filozofi dhe një alternativë politike demokristiane e për pasojë nuk kemi pasur lider demokristian të nivelit që mund të prodhonin  vizione e të jepnin zgjidhje në nivele përfaqësimi.

Historia e tranzicionit dëshmon qartë, se më shumë është keqpërdorur termi “demokristiane” sesa është ndërtuar apo ka funksionuar në të vërtetë një filozofi e mirëfilltë demokristiane. Disa parti janë krijuar duke përdorur termin demokristian dhe gjithë kohën dhe mundësitë për bashkim i kanë pasur, por egoja për pushtet personal, sëmundja për lidership absolut dhe nevoja për pazare politike e kanë përçarë filozofin demokristiane duke e keqpërdorur nocionin demokristian.

Realisht kurrë nuk është bërë përpjekje dhe nuk ka pasur vullnet serioz për bashkim. Eduart Ndocaj, është personi i vetëm që është munduar me sinqeritet për t’i bashkuar demokristianët. Megjithatë, pyetja me e drejtë që mund të bëhej atëherë ishte: a ka pasur demokristian Shqipëria? Pasionet individuale dhe vlerat e disa intelektualëve nuk kanë munguar, por këto vlera e pasione nuk janë përfaqësuar në asnjë subjekt politik demokristian që kanë përdorur termin “demokristian”.

Është shumë e vërtetë, se Shqipëria ka një kulturë të mirë demokristiane me komunitete të forta që janë pjesë e natyrshme e kësaj filozofie, por këto janë lënë në mëshirën e fatit, sepse ata që kane marrë emrat demokristian më shumë janë munduar për karrige, privilegje e pse jo edhe “pazare” politike e kjo duket qartë nga rezultatet që kanë dhënë në terren duke pasur sot një Mirditë të rrënuar, një Lezhë të varfër, një Shkodër me probleme sociale e po ashtu një Veri të deskriminuar.

Ata që kanë qenë në Parlament me nofkën “demokristian” nuk kanë folur asnjëherë për problemet e komuniteteve dhe për shqetësimet e tyre. Zëri tyre ka qenë vetëm në funksion të politikës dhe për qëllime finale politike e pushteti.

Urojmë që iniciativa e bashkimit të demokristianëve të jetë ketë herë serioze edhe pse sa herë është tentuar gjithmonë ka dështuar, sepse kryetarët e vjetër e i kanë kthyer partitë e vjetra në sh.p.k e te rinjtë nuk kanë shanse të pranojnë kushtet dhe dështimet e të vjetërve.

Megjithatë, në këtë lajm ka një farë tendenca për abuzim, sepse e vetmja e formë më e mirë për bashkim, jo për shkrirje subjektesh demokristiane, por për bashkëpunime zgjedhore është që të takohen në një tryezë të rrumbullakët dhe të caktojnë zonat prioritare.

Nuk besoj se ka për të ndodhur, sepse mungon vullneti e pastaj një pjesë e mirë e këtyre subjekteve politike nuk kanë elektorat e kjo edhe për shkak të qëndrimeve politikeve dhe aleancave.

Sot, ka vetëm një mënyrë, të gjitha partitë demokristiane t’i rreshtohen koalicionit të djathtë me PD dhe të luftojnë për zgjedhje të lira e demokratike e për dekriminalizim e plotë të politikës e shoqërisë.

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) është parti me filozofi demokristiane që ka lidhje të fortë me territorin dhe po ashtu do të jap kontributin e saj në politik jo si patericë, por si një alternativë për të pasuruar vlerat e demokracisë dhe për të forcuar Shtetin e së Drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *