Ndocaj:Thirrje palëve për konsensus për hir të vendit

Home / Njoftime / Ndocaj:Thirrje palëve për konsensus për hir të vendit

Shqipëria është në pragun e një moment shumë kritik dhe me të dhëna të qarta për destabilitet. Politika shqiptare e ka djegur Shqipërinë disa herë në këto 20 vite për hir të pushtetit personal e pazareve politike.

Politika shqiptare i ka manipuluar gjithmonë zgjedhjet në Shqipëri sipas mundësive që kanë pasur palët duke u favorizuar ata që kanë pasur pushtetit dhe kanë hyrë në pushtet në zgjedhje.

Politika shqiptare për fat të keq duket se është e gatshme ta djegë përsëri vendin.

Jemi para situatave të paprecedente që ngjajnë me vitin 96-97 dhe ’98.

Jemi përballë precedentit që zgjedhjet mundë  të zhvillohet pa Opozitën dhe kjo është një goditje e rëndë për imazhin demokratik të vendit dhe një arsye konkrete nga palët në interes për të destabilizuar vendin.

Opozita ka përgjegjësi politike, historike e demokratik të rikthehet në Parlament dhe të marr pjesë në zgjedhje, të konkurroji si alternativë për qeverisje.

Qeveria e ka obligim kushtetues dhe demokratik të garantoji të gjitha garancitë për të realizuar zgjedhje të lira e demokratike, ku palët të ndjehen të barabarta në garën për të qeverisur vendin.

Ndërkombëtar e sidomos aleatët tonë ndërkombëtarë si SHBA dhe BE po u bëjnë thirrje të vazhdueshme palëve për konsensus dhe për vullnet për të vazhduar përpara demokracinë dhe për të përjashtuar çdo tentativë destabiliteti për interesa personale.

Eduart Ndocaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *