Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Home / Njoftime / Propozimet e PBDKSH për luftën dhe parandalimin e korrupsionit

Korrupsioni tashmë është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend. Çfarë do të thotë në terminologji korrupsion? Kjo fjalë ka origjinë latine (corrompere) që do të thotë: Njollosje të integritetit moral. Janë zakonisht të korruptuara ato praktika që janë në kundërshtim me moralin.

Ndërsa në administratën publike korrupsioni ka kuptimin thyerje të etikës profesionalë të zyrtarëve publik. Vlerat etike ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër, nga një shoqëri në një shoqëri tjetër e për këtë arsye korrupsioni ka vlera të ndryshme për kombe e shoqëri të ndryshme.

Korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur, por kjo nuk justifikon ekzistencën e tij dhe mungesën e vullnetit për ta luftuar. Megjithatë, sipas studimeve të bëra, forca vepruese e korrupsionit është më e fortë në ato vende ku sistemi legjislativ dhe gjyqësor janë të dobët dhe nuk vëzhgohet me vëmendjen e duhur rregullat e Shtetit të së Drejtës.

Korrupsioni ka sukses në ato vende ku klientelizmi është bërë një normë “normale” dhe ku shoqëritë kanë një varësi të madhe nga politika e si përshtatje për mbijetesë pranojnë rregullat e pashkruara nga funksionarët e institucioneve që sillen si drejtues të kompanive fitimprurëse private.

Korrupsioni si fenomen shfaqet në administratën publike, në nivele të larta politiko-institucionale dhe në nivele të ndryshme ekonomike. Korrupsioni i kuptuar si abuzim me pushtetin për interesa personale parashikon një seri veprash penale. Për motive teknike do të bëjmë ndarjen mes korrupsionit të madh dhe korrupsionit të vogël.

Korrupsioni i madh zakonisht përfshinë funksionarët e mëdhenj (Ministra, zv. Ministra, shefe departamentesh dhe drejtorish) që marrin vendime apo nën shkruajnë kontrata dhe marrëveshje me shuma të mëdha parash.

Korrupsioni i vogël përfshin funksionar inferior të shtetit (drejtues dhe specialistë) që për të ofruar shërbime të parashikuara në ligj kërkojnë shërbime, dhurata dhe shuma të vogla të hollash.

Po ashtu është mirë të bëjmë dallimin mes korrupsioni sistematik dhe endemik që përfshinë një qeveri ose një ministri dhe korrupsionin individual që shfaqet në raste sporadike dhe të izoluara.

 

 

Mekanizmat për të luftuar e ndaluar korrupsionin

Duhet të theksojmë se në kushtet e marrëdhënies së individit me pushtetin, fenomeni i korrupsionit nuk mund të zhduket plotësisht si kancer kundër demokracisë, por ai mund të ndalohet në momentet e duhura para se qytetarët të jenë viktima e para se dëmi i ekonomisë apo imazhit të institucioneve të jetë aq i rëndë sa mund të konsiderohet i parikuperueshëm.

 

PBDKSH propozon këto masa për parandalimin, limitimin ose eliminimin e korrupsionit në të gjitha versionet dhe në të gjitha përmasat:

 

  1. Garanci efikase për kontrollet
  2. Propozime të vazhdueshme për transparencë administrative.
  3. Promovimi i integritetit të punonjësve publik
  4. Eliminimin e formave të “fshehta” të Administratës Publike
  5. Garanci e të ardhurave për punonjësit e administratës
  6. Ulja e mundësive për të bërë korrupsion
  7. Përjashtimi i formave të punësimeve militanteske
  8. Transparencë në punësimin dhe rekrutimin e zyrtarëve të lartë dhe specialistëve të thjeshtë të institucioneve
  9. Sa më pak të ndikojë politika në rekrutimin e punonjës
  10. Respektimi i kritereve profesional dhe të integritetit moral të funksionarëve të administratës shtetërore dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve shtetëror.
  11. Mos politizimi i administratës shtetërore
  12. Ruajtja e kriterit të pavarësisë e paanjëshmëri politike për zyrtarët dhe punonjësit
  13. Figura politike dhe me emërim politik duhet të jenë vetëm Ministrat, të gjithë të tjerët hierarkinë e institucioneve dhe të administratës publike duhet të jenë teknokrat, të zgjedhur përmes konkurseve publike dhe respektimit të kritereve të meritokracisë, që do të thotë (Formim universitar/akademik, integritet moral dhe eksperiencë suksesi).

 

Ndëshkueshmëri është opsioni i fundit në luftën kundër fenomenit të korrupsionit pasi të kenë dështuar të gjitha mundësitë e parandalimit. Parandalimi është shumë i rëndësishëm, sepse ndalon mundësinë e vazhdimësisë së një operacioni zinxhirë duke shkaktuar dëme gjithnjë e më të mëdha dhe më të parikuperueshme.

 

PBDKSH propozon mekanizmat ndëshkueshmërisë kundër Korrupsionit:

  1. Ekzistenca e bazave solide juridike të Shtetit.
  2. Një mbështetje politike të iniciativave antikorrupsion
  3. Imparcialiteti, pavarësia dhe pajisja me mjete të duhura të institucioneve që janë kompetente në luftën antikorrupsion

Shqipëria ka bërë një ndër reformat më të rëndësishme në këto 100 vite dhe kjo padyshim është reforma në drejtësi. Kjo reformë është bërë falë mbështetjes së institucioneve të BE dhe po ashtu edhe të SHBA si dhe specialistëve  shqiptar dhe vullnetit të politikës.

PBDKSH e mbështet fort Reformën në Drejtësi e në veçanti Vettingun, i cili  ka një rol të rëndësishëm në parandalimin ose ndëshkueshmërinë e fortë të gjithë atyre që kanë përdorur pushtetin për interesa personale duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme e duke dëmtuar kështu rëndë sistemin ekonomik e duke kërcënuar ashpër demokracinë dhe mekanizmave të saj që e ndërtojnë dhe duhet ta mbajnë të shëndosh.

Korrupsioni minon bazat politike, ekonomike e sociale që janë të rëndësishme për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj, lufta kundër korrupsionit është në të mirë të administrimit të res publica.

Dëmet që sjell korrupsioni në ekonomi janë të jashtëzakonshme. Shqipëria ka të trashëguara nivele të larta korrupsioni, ka raste mjaft të vogla ndëshkueshmërie. Ekonomia e Shqipërisë ka probleme me qëndrueshmërinë dhe me rritjen. Asnjëra nga këto nuk mund të pretendohet pa luftuar e pa parandaluar korrupsionin. Politika dhe institucionet duhet të gjejnë vullnetin për ta luftuar pa kompromis fenomenin e korrupsionit. Nëse nuk ndodh kjo, pabarazia sociale, varfëria, dhe konfliktet sociale do të rriten duke cenuar seriozisht demokracinë dhe format e saj të pjesëmarrjes.

Për PBDKSH lufta dhe parandalimi i korrupsionit janë kushtet e vetme për të pasur një zhvillimi dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe mundësi reale për një rritje. Po ashtu vetëm duke luftuar e parandaluar korrupsionin, qytetarët do të kenë mundësi të ndjejnë forcën e demokracisë si formë qeverisje dhe të organizimit social e politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *