Kjo nuk është vetëm beteja ime

Home / Njoftime / Kjo nuk është vetëm beteja ime

Nga Eduart Ndocaj

Të dashur miq e shqiptarë, Kam pranuar të zgjidhem e të drejtoj PBDSH (Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar) dhe të këtë zgjidhje dua ta ndaj me të gjithë ju. Një parti politike nuk krijohet për të qenë pronë e një personi të vetëm apo i disa personave. Një parti nuk krijohet për të arritur e pasur në dispozicion pushtetin për interesa personale. NJë parti nuk është një mekanizëm për të pasur privilegje në emër të tjerëve. Një parti politike, ose partitë politikë duhet të jene prodhim i sociales dhe në shërbim të sociales. Partitë politikë nuk duhet të kenë qëllim pushtetin për interesa personale, por si mekanizëm përfaqësimi për të përfaqësuar më mirë dhe denjësisht qytetarët. Si qytetar si, deputet dhe po ashtu si njeri i lirë që jam, kam parë shumë padrejtësi kundrejt jush, kam parë se si politikanët tallen me përfaqësimin tuaj dhe se si e përdorin vetëm për interesat e tyre të ngushta. Si emigrantë kam parë se nëse nuk angazhohemi në politikë dhe nëse nuk konsiderojmë politikën një mision social, ne do të vazhdojmë të jemi të përjashtuar e të përdorur për interesat e pakicës, të asaj pakice që nuk ka çfarë ju ofron më, parëve do ju vazhdojë tu rrëmbej akoma me shumë nga jeta juaj, nga të mirat tuaja dhe nga të drejtat tuaja. PBDKSH dua të jetë partia e të gjithë, edhe atyre familje të mira e të shëndosha që janë përjashtuar padrejtësisht nga jeta politike. PBDKSH dua të jetë partia që krijuar nga socialja dhe në shërbim të sociales. PBDKSH dua të jetë partia e çdo shqiptari që kërkon të kontribuoj për vendin dhe kërkon t’i dedikojë nga koha e tij momente të rëndësishme. Politika nuk është monopol i disave dhe diktat për shumicën. Sot, ne jetojmë në kushtet e padrejtësive të mëdha sociale. Jetojmë në kushtet e një monopoli absolut të politikës. Janë krijuar rrethana të padrejta sociale, sipas të cilës vetëm këta që janë sot kanë të drejtë të bëjnë politikë! Janë krijuar kushtet e një padrejtësie të madhe ekonomike! Në kushtet aktuale, ekonominë mund ta kenë dhe ta gëzojnë vetëm ata që kanë lidhje me politikën, i shërbejnë politikës apo janë nën diktatin e saj. Sot, jemi në kushtet ku të varfrit vazhdojnë të varfërohen çdo ditë e më shumë deri në ekstreme e saj duke mos gëzuar asnjë të drejtë sociale. Sot, jemi në kushtet ku shumë të rinj janë pa shpresë për të ardhmen, nuk gëzojnë mundësitë minimale të punësimit dhe po ashtu jetojnë në kushtet e konkurrencës së padrejtë. Në këto rrethana “Drejtësinë Sociale”, le ta konsiderojmë si një betejë të përbashkët për të ndryshuar realitetin tonë social e jetësor. “Drejtësia Sociale” nuk është një betejë vetëm e imja, por e çdo shqiptari dhe ju ftoj ta bëjmë së bashku. PBDKSH nuk është vetëm e imja, por është e çdo shqiptari që e gjen vetën në betejën për “Drejtësi Sociale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *