Deputeti Ndocaj perkrah protesten e banoreve per mos ndertimin e rruges.

Home / Njoftime / Deputeti Ndocaj perkrah protesten e banoreve per mos ndertimin e rruges.

Sot, banoret e fshatit Manati kane protestuar per gjendjen e mjerueshme te rruges qe lidh kete zone me superstraden Shkoder-Tirane. Sipas banoreve situata e rruges eshte e papranueshme dhe thuajse e pakualeshme ne te gjitha stinet. Ata denoncuan politiken, e cila sa here ka pasur zgjedhje ua ka premtuar rregullimin e ndertimin e rruges, por keto premtime kane mbetur ne leter. Deputeti Ndocaj ishte ne perkrahje te banoreve duke thene se problemin e rruges e ka ngritur me kohe tek Kryeministri dhe tek Ministri Ahmetaj, por sic shihet rezultati, ata nuk jane lodhur as t’i lexojne kerkesat e mia dhe jo me te impenjohen per t’u dhene nje zgjidhje. Sipas Ndocaj kjo rruge eshte nje arterie kryesore komunikimi, sepse lidhe disa fshatra me superstraden. Banoret u zotuan se do u pershkallezojne protesten deri ne bojkotimin e zgjedhjeve nese nuk rregullohet rruga. Lezha bashke me Veriun mbeten zona te deskriminuar per nivel investimesh dhe vemendje nga Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *